Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Vetëm pak kohë na ndan nga vendimi historik i heqjes së vizave
English

Meta: Vetëm pak kohë na ndan nga vendimi historik i heqjes së vizave

Tiranë, 15 shtator, NOA – Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ka përshëndetur në një konferencë të shkurtër për shtyp raportin përfundimtar të Komisionit Evropian për heqjen e vizave me Bashkimin Evropian.

Duke shprehur mirënjohjen për të gjithë dikasteret shqiptare në plotësimin e kritereve të kërkuara nga BE, zëvendëskryeministri Ilir Meta tha se vendimi i KE-së, është shtysë për punë më të mirë nga ana e institucioneve shqiptare.

Vetëm pak kohë na ndan nga vendimi historik, nënvizoi zoti Meta duke theksuar se shumë shpejt qytetarët shqiptarë do të njihen me privilegjet e të lëvizurit lirshëm në Evropë.

Zëvendëskryeministri Ilir Meta ka shprehur edhe mirënjohjen ndaj policisë dhe prokurorisë, për punën e mirë të bërë në drejtim të sigurisë në vend.

“PE ka qenë dhe mbetet një mbështetës i fuqishëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, për liberalizimin e vizave dhe kjo mbështetje do të shfaqet bindshëm me votimin e heqjes së vizave në mbledhjen e afërt për Shqipërinë”, tha zoti Meta.

Lidhur me kërcënimet që ish ministri Dritan Prifti i shkruante në një letër kryeprokurores Ina Rama, kreu i LSI-së, Ilir Meta u shpreh se askush nuk duhet të guxojë t’i bëjë presion apo të kërcënojë një ministër apo deputet”.

Në këtë kontekst, Meta shtoi se zoti Prifti të gjitha materialet që disponon lidhur me kërcënimet le t’i dërgojë në prokurori, dhe të merret ajo me ndjekjen e çështjes.

Sipas Metës mes tij dhe Dritan Priftit ka komunikim shumë miqësor.

mit/NOA
KOMENTE