Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Edi Rama nuk i fsheh dot 35 katëshet as me trillime as nën fustanet e grave
English

PD: Edi Rama nuk i fsheh dot 35 katëshet as me trillime as nën fustanet e grave

Tiranë, 15 shtator, NOA – Ndërsa Partia Socialiste nxjerr në pah dokumentet që dëshmojnë aferat korruptive të qeveritarëve, Partia Demokratike vijon me akuzat e saj kundër kryebashkiakut Edi Rama, duke deklaruar se “Edvin Kristaq Rama nuk mund t’i fshehë kullat 35 katëshe që kërkon të ndërtojë në digën e Liqenit duke përfituar plot 100 milion Euro të Leprit, as me shpifje, as me trillime, as nën fustanet e grave.

Deputeti i PD-së, Eduart Halimi theksoi se publikimi i kontratës së pallateve tek Liqeni, ku 20%-shi i aksioneve apo i fitimit kalojnë në emrin e Leprit të Edvin Ramës, është kapja me provë e Kryetarit të Bllokmenëve të rinj.

“Deponimi në Prokurori i investitorëve mbi 20%-shin që Edvin Rama i imponon, në këmbim të planit të ndërtimit e të lejes së ndërtimit, është vetëm maja e ajsbergut të skemës së pasurimit të çmendur të Mr.20%”, tha në konferencën e sotme për shtyp, deputeti Eduart Halimi.

Sipas tij, futja me 100 milion euro fitim e partnerit të Edvin Ramës, Dritan Avllaj apo Tan Lepri, është vetëm njëri rast i funksionimit të skemës mafioze me të cilën vepron Mr.20%-shi, prej 12 vitesh.

Deputeti demokrat nënvizoi se kryebashkiaku Rama nuk kënaqet më me përqindjen fatale të 8 apo 9 kateve, andaj sipas zotit Halimi, për të rritur vlerën absolute të 20%-shit në këmbim të lejeve, katet e kullave tani projektohen jo 8 apo 10, por 30 dhe 35 kate.

Kjo sipas PD-së është skema e mafias, skema fatale e Edvin Kristaq Ramës, për të cilën, sipas deputetit Eduart Halimi, kryebashkiaku do të përgjigjet përpara ligjit.

mit/NOA
KOMENTE