English

Premier League, Balotelli jashtë fushave për 10 javë

Angli, 16 shtator NOA - Lajme jo të mira vijën për skuadrën e Manchester City të Mancini. Balotelli do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 10 javë. Ish sulmuesi i Interit, duhet të qëndrojë në fazë rikuperimi për një periudhë më të gjatë nga ajo që mendohej dhe kjo në lidhje me dëmtimin që ka marrë në gjurin e tij të djathtë.

I operuar në San Matteo të Pavias, lojtari ishte dëmtuar më 19 gusht në debutimin e tij me ekipin e City në ndeshjen kundrejt Timisoara në Europa League. Për SuperMario po bëhet gjithmonë e më i largët debutimi i tij në premier League. Diagnozat primare treguan për një dëmtim të rëndë, i cili më pas e detyroi lojtarin të nënshtrohej në një ndërhyrje kirurgjike.

Pas golit të debutimit që shënoi me fanellën e Manchester City, në playoff-et e Europa League kundrejt Timisoara, tashmë SuperMario e pret një periudhë e gjatë pushimi dhe rikuperimi.

r.b/NOA

KOMENTE