Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS, Halimit: Kompaninë e bixhozit nuk ka burrë me pantallona që ta fshehë
English

PS, Halimit: Kompaninë e bixhozit nuk ka burrë me pantallona që ta fshehë

Tiranë, 15 shtator, NOA – Pas deklaratës së deputetit të PD-së, Eduart Halimi, i cili deklaroi se kryebashkiaku Edi Rama nuk mund t’i fshehë dot 35 katëshet që kërkon të ndërtojë tek diga e Liqenit Artificial, vjen regimi edhe nga selia rozë.

Vetëm një ditë më parë deputetja e Partisë Socialiste, Shega Ligori i kujtoi deputetit Halimi, lidhjen e tij me një kompani bixhozi.

Duke theksuar ende se në përgjigje të kësaj pyetjeje deputeti Halimi ka heshtur duke akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, deputetja Ligori theksoi në një deklaratë të shkurtër se “ndryshe nga zoti Halimi unë nuk kam dalë këtu për të gënjyer as veten dhe as të tjerët”.

“Dje i drejtova një pyetje, zotit Halimi për të cilën shqiptarët ende nuk kanë

marrë përgjigje”, tha zonja Ligori duke nënvizuar rishtas pyetjen e saj se për deputetin Eduart Hali, se “Cila është lidhja juaj zoti Halimi me një kompani bixhozi shumë pranë

qeverisë”, të cilën, sipas deputetes socialiste, “për hir të së vërtetës nuk ka burrë me pantallona që ta fshehë”.

Kjo shprehje vjen si përgjigje e fjalisë së përmendur në deklaratën e sotme të deputetit Eduart Halimi ku ai deklaroi se Rama nuk i fsheh dot 35 katëshet nën fustanet e grave.

mit/NOA
KOMENTE