Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ruli: Kontrata për ish-Ekspozitën, nuk ka asgjë të jashtëligjshme
English

Ruli: Kontrata për ish-Ekspozitën, nuk ka asgjë të jashtëligjshme

Tiranë, 15 shtator, NOA – Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli reagoi para pak minutash ndaj akuzave të sotme të deputetit Eduart Shalsi lidhur me privatizimin e ish ekspozitës “Shqipëria Sot”, në kohën kur zoti Ruli, ishte ministër i Ekonomisë, duke pranuar se ka një kontratë mes pronarëve të truallit dhe kompanisë së Arian Tartarit “Vizion Contruction”.

Sipas Rulit kontrata në fjalë nuk ka asgjë të jashtëligjshme, pasi kontrata nënshkruhen gjithnjë mes pronarëve dhe biznesmenëve.

Ministri Ruli theksoi në një konferencë për mediat, se sot foli zëri i pronarëve të truallit, duke i kërkuar Shalsit të heqë dorë nga akuzat për privatizimin e truallit të ish ekspozitës.

Duke iu referuar aludimeve të deputetit Eduart Shalsi bërë në emër të Edi Ramës, pikërisht mbështetur në firmat e kontratës ku në mars të 2008-ës, gjendet firma e Arian Tartarit, bashkëshortit të deputetes Albana Vokshi, ministri Genc Ruli i drejtoi disa pyetje zotit Shalsi, ku dalin hapur aferat korruptive të Edi Ramës, në emër të privatizimit të disa objekteve të rëndësishëm në kryeqytet.

“A e di zoti Shalsi kush e ka privatizuar hotel “Tiranën”, që vlente më shumë se 20 milionë euro”, rikujtoi zoti Ruli, duke përmendur se hotelin në fjalë e privatizoi Koço Kokëdhima, një mik i ngushtë i Edi Ramës.

Zoti Ruli vijoi me pyetjen për privatizimin e frigoriferin të Durrësit, me një vlerë fare të ulët, për të cilën ai theksoi se privatizues ishte rishtas Kokëdhima.

Në vijim të pyetjeve, ministri i Bujqësisë kërkoi të dijë se kush e ka privatizuar sheshin e Tajvanit, duke iu përgjigjur pyetjes se ishte “Beso i Tajvanit me një vlerë qesharake.

Ministri Ruli ka kujtuar deputetin Shalsi edhe për faktin se 70 përqind të lejeve të ndërtimit në Tiranë janë marrë nga studioja e Ledi Shamku Shkrelit.

Në këtë kontekst ministri Ruli, siguroi se “Mua nuk më rrënqethin akuzat e gjinkallave të Ramës, por, ai që rrëqethet është zoti Rama, pasi privatizimi i ish-ekspozitës nuk u bë në favor të tij, por në favor të pronarëve të truallit”.

mit/NOA

KOMENTE