Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria, lojtare e rëndësishme në projektin TAP të gazit natyror
English

Shqipëria, lojtare e rëndësishme në projektin TAP të gazit natyror

Tiranë, 15 shtator, NOA – “Qeveria shqiptare luan një rol shumë aktiv në realizimin e projektit të rëndësishëm TAP të furnizimit me gaz natyror”.

Kjetil Tungland, drejtori ekzekutiv i kompanisë ‘Statoil” u shpreh kështu në takimin e sotëm që pati me kryeministrin e vendit Sali Berisha, në Tiranë.

Në këtë takim kryeministri Berisha priti përfaqësues të kompanive të projektit TAP (Trans Adriatik Pipeline Gas) të gazit natyror, ku përfshihet kompania norvegjeze Statkraft, kompania zvicerane EGL, kompania gjermane E.ON Ruhrgas, të kryesuar nga drejtori ekzekutiv i kompanisë “Statoil”, Kjetil Tungland.

Zoti Tungland e informoi Kryeministrin Berisha për hapat e ndërmarra në muajt e fundit dhe për progresin e këtij projekti.

Sipas tij, krahas përparimit teknik të projektit, është përparuar edhe në aspektin gjeopolitik. Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Statoil”, Tungland, i kërkoi Kryeministrit Berisha rikonfirmimin për të vazhduar rolin mbështetës dhe lobues, shumë frytdhënës deri më tani, të Shqipërisë.

Së shpejti, ky grup do të organizojë takimin e përbashkët për nënshkrimin e një rezolute midis vendeve kryesore nga do të kalojë kjo linjë gazi natyror, që nis me Azerbajxhanin, si vendburim i gazit, dhe më pas vijon në Itali, Greqi, Turqi, Shqipëri.

Shefi i ekzekutivit i prezantoi përfaqësuesve të kompanive të projektit TAP situatën ekonomike dhe politike të vendit, duke theksuar se ritmet e shpejta të zhvillimit të Shqipërisë kërkojnë domosdoshmërisht edhe mbështetje me projekte madhorë, me rëndësi shumëdimensionale, si ky i furnizimit me gaz natyror, burim i pastër energjie.

Më tej, kryeministri i garantoi përfaqësuesve projektit TAP, mbështetjen e plotë të qeverisë së tij, si dhe angazhimin e tij intensiv për të realizuar suksesin e këtij projekti kaq të rëndësishëm nga pikëpamja ekonomike dhe politike, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin.

Sakaq, zoti Berisha siguroi se pjesëmarrja e qeverisë së tij do të vazhdojë të synojë përshpejtimin e procedurave dhe fazës përgatitore për realizimin e këtij projekti.

mit/NOA

KOMENTE