English

Sot në Jeruzalem, Izraeli i shtrëngon dorën Palestinës

Ankara, 15 shtator, NOA – Sot në Jeruzalem, qyteti ku janë përplasur gjithmonë izraelitët me palestinezët, kryeministrit izraelit Beniamin Netanjahu do t’i shtrëngojë dorën presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas.

Një skenë e organizuar kjo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat, në praninë dhe ndërmjetësinë e sekretares së Shtetit, Hillari Klinton, kanë mundësuar takimin e vështirë dhe delikat izraelito-palestinez.

Fjala është për zhvillimin e negociatave mes dy palëve, të cilat kanë nisur dje mes tyre në Egjipt, me ndërmjetësimin e SHBA-ve. Ndërkaq, i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçëll, i cili ishte i pranishëm në bisedimet e djeshme, tha se udhëheqësit palestinezë e izraelitë, kanë filluar bisedimet për çështjet themelore.

n.e/NOA

KOMENTE