Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Festivali Poeteka VI”, një javë evropiane me poezinë në Tiranë
English

“Festivali Poeteka VI”, një javë evropiane me poezinë në Tiranë

Tiranë, 16 shtator, NOA/Milena Selimi - Festivali Ndërkombëtar i Poezisë dhe Letërsisë “Poeteka” kremton këtë vit edicionin e saj të gjashtë, së bashku me disa nga emrat më të njohur të letërsisë botërore.

Nga datat 4-10 tetor 2010, “Poeteka” do të prezantojë përkrah njëri-tjetrit autorë të rëndësishëm dhe të njohur dhe krijues të rinj të artit të fjalës.

Këtë vit “Poeteka” do të zhvillohet në Tiranë, në një bashkëpunim me Teatrin e Metropolit, i cili po tregon çdo ditë e më shumë se mbetet një mikpritëse e denjë e aktiviteteve të rëndësishme të artit dhe kulturës në vend.

Festivali i këtij viti synon që t’i ofrojë hapësira talenteve rajonalë dhe lokalë drejt një platforme tashmë të njohur ndërkombëtarisht, përmes së cilës ata mund të paraqesin publikut punimet e dhe veprat e tyre, të ushqejnë një vetëdije për të tërë gamën dhe pasurinë shkrimore të Ballkanit dhe të nxisin komunikimin ndërkulturor.

Pjesëmarrësit e “Poetekës” në edicionin e gjashtë këtë vit vijnë nga 20 shtete: Austria, Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Franca, Gjermania, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Izraeli, Italia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Spanja, Shqipëria, Zvicra, Turqia, SHBA.

Këtë vit “Poeteka” do të ofrojë më shumë hapësirë edhe për lexuesit dhe miqtë e librit. Ata do të kenë kënaqësinë të njohin dhe të vendosin kontakte të drejtpërdrejta me shkrimtarë të njohur shqiptarë dhe të huaj.

Aktivitetet e Festivalit i ofrojnë lexuesve, dashamirësve të poezisë dhe autorëve hapësirat dhe vendet ku të gjejnë njëri - tjetrin, ku të rrahin mendime dhe të shijojnë një bashkëbisedim brenda familjes së shkrimeve dhe letrave të bukura.

Me panelet e diskutimeve dhe mbrëmjet letrare, leksionet akademike universitare, me botimin special të Revistës “Poeteka”, me koncertet, ekspozitat e artit, master class-et që do të mbahen gjatë veprimtarive si dhe debatet në mediet partnere, Festivali përbën një forum intelektual sa edhe një platformë artistike.

“Poeteka” do të ofrojë gjithashtu një hapësirë të veçantë për autorët që do të diskutojnë mes tyre mbi tematikat e Ballkanit (tema të cilat nuk kufizohen vetëm në kuptimin e ngushtë të Ballkanit si rajon) dhe më gjerë- rolin e kulturës në shoqëritë post-traumatike, kulturat në tranzicion dhe në fillimet e hapjes si ndaj kulturave perëndimore ashtu edhe ndaj njëri – tjetrës.

Festivali i Ndërkombëtar i Poezisë dhe Letërsisë - Poeteka është një takim i përvitshëm i artistëve të arteve të fjalës së shkruar, shkrimtarëve, kritikëve të artit, eseistëve, përkthyesve, botuesve dhe i artistëve të tjerë që i bashkohen festivalit për t’i shtuar vlerat përmes interpretimeve muzikore, aktrimeve dhe ekspozitave të artit figurativ. Ky aktivitet, që tashmë është futur në kalendarët e veprimtarive më të rëndësishme kulturore të Shqipërisë, në vite është organizuar dhe ka gjetur mbështetjen dhe institucioneve kryesore të kulturës në Shqipëri, si MTKRS, departamentet kulturore të misioneve diplomatike akredituar në vendin tonë, bashkitë e qyteteve ku festivali shtegton çdo vit (Durrës, Tiranë, Berat, Elbasan, Shkodër, Krujë, Vlorë, Pogradec) si edhe partnerë të tjerë të huaj si Programi Traduki për përkthimet, festivale të rrjetit ndërkombëtar ku Poeteka është pjesëtare (Festival Internazionale di Poesia di Genova, Festival Voix Vives de Méditerrannée en Méditerranée – Sete, France, Vilenica International Literary Festival – Slovenia).

Në vitin 2009, “Poeteka” u vlerësua nga juria e Akademisë Kult si “Veprimtaria kulturore më e mirë e vitit”.

Në të gjitha edicionet e tij “Festivali Poeteka” ka ofruar bujarisht hapësira të shumta për pjesëmarrësit e saj, shqiptare dhe poetë të ftuar nga 20 shtete të botës. Gjithashtu, çdo vit, Festivali POETEKA ka mundur të krijojë programe të brendshme njohjeje jo vetëm për poezinë dhe arin shqiptar, por edhe për njohjen e kulturës, traditave dhe qytetërimit vendas, projekt ky i realizuar përmes shtegtimeve të përvitshme në qendra të rëndësishme për kujtesën historike dhe kulturore si Durrësi, Apolonia, Berati, Kruja, Elbasani, Shkodra, Vlora dhe Tirana.

Këndvështrimi multidimensional i temës kryesore të “Poeteka VI” do të jetë BALLKANI, vështruar në problematikën bashkëkohore të artit, komunikimit, integrimit kulturor, muzikës, atmosferës, promovimit, ekspozeve, master klasit dhe artit të kulinarisë.

Logoja për panelin e bashkëbisedimeve rreth temave ballkanike do të jetë: Ballkon- Ballkan. Tema të tjera të përfshira në programin e Festivalit janë : * Ut pictura poesis

“Leximi nuk dëmton rëndë shëndetin tuaj dhe të atyre që rrinë rreth jush * equilibrium * rrëfim autopoetik - recital leximesh * Ad honorem – Nënë Tereza.

Mbështetur në një përvojë të suksesshme dhe në interesimin e madh të ngritur nga kjo ngjarje letrare dhe kulturore si dhe duke u mbështetur në kërkesat e partnerëve dhe aktorëve të ndryshëm të rretheve kulturore rajonale si dhe miqve të shumtë, në Edicionin e saj të Gjashtë, “Festivali Poeteka” do të paraqesë një ngjarje të veçantë me titull “Bashkëbisedime ballkanike” të cilat do të organizohen në tri mbrëmje të veçanta.

Në përgjithësi, prezantimi i një teme të tillë prej “Festivalit Poeteka” ecën përkrah realiteteve më bashkëkohore kulturore, pasi ajo synon dhe ofron hapësirë për interesat e përbashkëta në lidhje me aspektet kulturore dhe artistike të aktivitetit, duke tërhequr kësisoj vëmendje edhe në fushat e tjera të rëndësishme të bashkëpunimit ndërmjet pjesëmarrësve dhe vendeve që ata përfaqësojnë, siç janë zhvillimi i artit, komunikimi dhe krijimi i dialogut mes qytetërimeve të izoluara dhe atyre që tashmë komunikojnë mes tyre.

Arian Leka shprehet se “Ne besojmë se këto përpjekje do të ndikojnë në afrimin e mendësisë ballkanike me atë evropiane jo thjesht si përshtatje, por si marrëdhënie. Ajo gjithashtu përgatit publikun për ato realitete pjesë e të cilave ai publik synon të bëhet pjesë. Besojmë, po ashtu se kontributi ynë do të ndihmojë edhe në rritjen e shkallës së pranueshmërisë së publikut ballkanas të realiteteve të reja kulturore të Evropës si dhe do të zbusë fuqimisht fobitë të cilat mund të vijnë prej armiqësive apo mentaliteteve të së kaluarës”.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE