Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermania: Deri në fund të vitit, shqiptarët do lëvizin pa viza në zonën Shengen
English

Gjermania: Deri në fund të vitit, shqiptarët do lëvizin pa viza në zonën Shengen

Berlin, 16 shtator, NOA – Tashmë kanë mbetur vetëm pak javë nga miratimi i rezolutës për heqjen e vizave me Shqipërinë në Parlamentin Evropian dhe deri në fund të këtij viti, me siguri shqiptarët do të mund të lëvizin pa viza në zonën Shengen.

Një pohim të tillë zv/ministres së Punëve të Jashtme, Edith Harxhi, e cila gjendet në Gjermani për një vizitë pune, ia ka shprehur gjatë një takimi Ruprecht Polenz, kryetar i komisionit parlamentar për politikën e Jashtme, si dhe anëtarë të tjerë të këtij komisioni.

Lidhur me liberalizimin e vizave, Polenz konkretisht e konsideroi edhe si një test për Shqipërinë që do të ketë impakt edhe në negociatat për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, në takim u fol gjatë edhe për negociatat e ardhshme mes Serbisë dhe Kosovës, situatën paraelektorale në Bosnje-Hercegovinë, si dhe u vlerësua roli i Shqipërisë si promotor i bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon.

Nga ana e saj, Harxhi falenderoi komisionin për Politikën e Jashtme të Bundestagut për ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave, për ndihmën ekonomike dhe investimet që Gjermania vazhdon t’i lëvrojë Shqipërisë, si dhe për iniciativat e fundit të ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle në lidhje me Rezolutën e OKB-së mbi Kosovën.

n.e/NOA

KOMENTE