English

Kapen në Itali me marijuanë dhe pistoletë, arrestohen dy emigrantët

Savona, 16 shtator, NOA – Gjykata e Savonës në Itali do të marrë sot në pyetje dy emigrantë shqiptarë, të cilët u arrestuan të shtunën në mbrëmje nga policia e San Giacomos pranë kompanisë “Albenga Tovo”.

Lajmi bëhet me dijeni nga mediat italiane, sipas të cilave, dy shqiptarët e arrestuar janë ndaluar pasi janë kapur në flagrancë me gjysmë kilogram lëndë narkotike dhe gjatë kërkimit në banesat e tyre, është gjetur edhe një pistoletë.

Mësohet se dy të ndaluarit janë Glendi Hushi, 33 vjeç dhe Lulëzim Talka, 32 vjeç.

I pari u arrestua pasi në furgonin e tij iu gjet gjysmë kilogramë marijuanë, ndërsa të dytit iu gjet një pistoletë me kalibrin 9, me 47 fishekë, e mbështjellë në një qese plastike.

n.e/NOA

KOMENTE