English

Policia: Dje në fshatin Zallmner s’u konfrontuam me armë në operacionin kundër bimëve narkotike

Tiranë, 16 shtator, NOA – Policia e kryeqytetit përmes një komunikate për shty sqaron se dje nuk ka patur asnjë përplasje me armë midis forcave të policisë, gjatë një operacioni të zhvilluar nga policia, në fshatin Zallmner të Tiranës.

Zëdhënësja e kësaj policie, Alma Katragjini tha se pas marrjes së informacionit mbi mbjelljen e një parcele me bimë narkotike, strukturat e Luftës Kundër Narkotikëve së bashku me forcat e Komisariatit të Policisë Nr.5 në kryeqytet sekuestruan 152 rrënjë bimë narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Në këtë operacion policia e kryeqytetit arrestoi në flagrancë edhe 42 vjeçarin Ibrahim Osman Elezaj.

Policia e bën këtë sqarim për shka se disa media të shtypit të shkruar kanë keqinformuar publikun për operacionin e djeshëm të policisë, pa i konfirmuar më parë informacionet e mbledhura jo nga burime zyrtare.

mit/NOA
KOMENTE