Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti dekreton tre anëtarë të rinj për Gjykatën e Lartë
English

Presidenti dekreton tre anëtarë të rinj për Gjykatën e Lartë

Tiranë, 16 shtator, NOA – Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi sot edhe emrat e tre anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

Presidenti ka dekretuar si anëtarë të rinj të këtij institucioni të lartë të drejtësisë në vend gjyqtarët Edmond Islamaj, Manjola Bejleri, dhe Shkëlzen Selimi.

Dekreti i presidentit hyn në fuqi menjëherë.

Disa ditë më parë kreu i shtetit dekretoi edhe emrat e katër anëtarëve të rinj në Gjykatën kushtetuese.

Anëtarë të rinj të GJK-së u emëruan Fatmir Hoxha, Edlira Jorgaqi, Artan Hoxha dhe Ardian Leka.

Emrat e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë priten të miratohen tashmë nga Kuvendi.

Emrat e mëparshëm të dekretuar nga presidenti në korrik, sa i përket Sokol Çomos, Vexhi Muçmatës nuk gjetën konsensusin e deputetëve të mazhorancës, duke i bërë që presidenti të përzgjedhë figura të reja për anëtarë në këto institucione të larta të gjyqësorit në vend.

Mosmiratimi i emrave të përzgjedhur nga Presidenti solli edhe hapjen e një konflikti që ekziston mes kreut të shtetit dhe mazhorancës, i përshkallëzuar më pas me mos dekretimin nga presidenti të ligjit të pronave, i cilësuar nga kreu i shtetit me probleme antikushtetuese në nene të ndryshme të tij.

mit/NOA
KOMENTE