Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Toçi: Shkollat shqiptare, fabrika ku dalin më shumë studentë sesa futen
English

Toçi: Shkollat shqiptare, fabrika ku dalin më shumë studentë sesa futen

Tiranë, 16 shtator, NOA – “Sot shkollat tona janë kthyer në fabrika që u japin një copë letër në dorë, të cilat i quajnë diploma dhe nuk u japin më pas asnjë mundësi për punësim”.

Kështu është shprehur deputeti socialist, Fatmir Toçi, gjatë fjalës së mbajtur në seancën e sotme plenare, e cila sapo ka nisur, lidhur me krizën që sipas tij, ka kapluar arsimin në vendin tonë.

“Eshtë fakt tragjik që mëse 50 për qind e nxënësve në fshat ka lënë shkollën për të ndihmuar familjen”, tha ai.

Duke shtuar se “në shkollën tonë dalin më shumë studentë sesa futen”, duke kritikuar kështu numrin e lartë të shkollave private dhe cilësisë së ulët të arsimit që ofrohet brenda tyre.

“Janë hapur 35 universitete private dhe kemi vetëm 11 publike, çka flet për një krizë të lartë në arsim”, tha ai.

Më tej, Toçi shtoi, se para kësaj gjendje, qeveria po propagandon me shifra dhe eufori të rreme gjoja situatën pozitive në arsimin e lartë dhe atë në tërësi.

n.e/NOA

KOMENTE