Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhafaj: Mazhoranca po djeg garancinë për transparencë
English

Xhafaj: Mazhoranca po djeg garancinë për transparencë

Tiranë, 16 shtator, NOA – “Ka vetëm një shans për transparencë, të hetohen zgjedhjet! Ka vetëm një rrugë për t´u zgjedhur përmes votës së lirë, të hetohen zgjedhjet! Pa zgjedhur këtë rrugë për zgjedhjet e shkuara, nuk do të ketë kurrë zgjedhje të lira në të ardhmen”.

Kështu është shprehur sot në fjalën e tij në seancën plenare të kuvendit, deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, i cili shprehu indinjatën e opozitës pas vendimit që pritet të marrë KQZ, të premten, për djegien e fletëve të votimit dhe zbrazjen kështu të kutive, mollës së sherrit që mban hapur krizën politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Duke iu referuar hetimit të zgjedhjeve, zoti Xhafaj theksoi se opozita ka pranuar nisjen e procesit të hetimit parlamentar pa përfshirjen e fletëve të votimit në materialet zgjedhore, por duke refuzuar në çdo rrethanë djegien e tyre deri në mbylljen e këtij hetimi parlamentar.

Andaj duke iu referuar deklaratave të përditshme në media të kreut të KQZ-së Arben Ristani për djegien e fletëve të votimit më 1 tetor, një akt ky që përligjet sipas Ristanit edhe nga Kushtetuta, deputeti socialist tha se “Pushteti që djeg votën, ka përvëluar përfundimisht legjitimitetin e tij dhe nga ky moment, ne do të sillemi me qeverinë e zjarrëvënies si me një qeveri ilegjitime dhe ne nuk do ta njohim më këtë qeveri zjarrvënëse”.

“Ky akt barbarie njerëzore dhe juridike minon dhe hedh në erë përfundimisht çdo mundësi bashkëpunimi dhe dialogu politik mes palëve në Shqipëri”, theksoi në fjalën e tij përballë deputetëve zoti Xhafaj.

Sipas tij, akti i djegies së fletëve të votimit ndërsa opozita kërkon transparencë do ta shndërrojë dhe vetë Kuvendin nga një tempull të demokracisë, qendër dialogu dhe mundësie për konstruktivitet politik, në faqen tjetër të së njëjtës monedhë të krizës aktuale shumëplanëshe.

Duke iu referuar ofertës së opozitës për hetimin e zgjedhjeve zoti Xhafaj shigjetoi si mospranues të saj vetë kryeministrin Berisha, i cili përballë ofertës politike dhe ligjore të opozitës, “kryeministri ka përdorur demagogjinë, ka afruar benzinën e mëkatarit Ristan për zjarrin që përvëlon, ka afruar ngricë për besimin, ka afruar hilet përballë rregullave”, tha Xhafaj në parlament.

Deputeti Fatmir Xhafaj nënvizoi se “Nuk mund të ketë në të ardhmen zgjedhje të lira dhe të ndershme pa garancitë e kërkuara që lejon kushtetuta, dhe kriteret e Kopenhagenit, garanci që kanë në thelb të tyre, transparencën e zgjedhjeve të shkuara”.

Në interes të integrimit, konfirmoi deputeti socialist, opozita ka pranuar që kqyrja e fletëve të votimit të dalë nga ky hetim parlamentar dhe kjo çështje po me kërkesë të vet opozitës të shkojë për këshillim në Komisionin e Venecias dhe të veprohet më pas sipas opinionit të dhënë nga ky arbitër evropian për kushtetutshmërinë e kërkesës sonë”.

“Nëse ekziston vullneti juaj politik komisioni hetimor parlamentar mund të ngrihet qysh sot, të fillojë punë që nesër dhe të mbarojë punën në një afat sa më të shkurtër në funksion edhe të përgatitjes të zgjedhjeve të ardhshme”, siguroi socialisti Xhafaj.

Por, duke iu referuar përgjigjes së pozitës me zjarrvënie, deputeti Fatmir Xhafaj në emër të opozitës deklaroi se “Solemnisht ne nuk do të pranojmë dhe nuk do të lejojmë kurrë më zgjedhje pa këto garanci. Dhe nuk ka zgjedhje të lira me Sali Berishën. Tashmë po troket koha për një zgjidhje të re politike: për zgjedhje të reja politike”, theksoi Xhafaj.

Ai i bëri thirrje mazhorancës dhe vetë shefit të saj, Sali Berisha të mos lujanë me zjarrin, pasi në fund do të jetë vetë mazhoranca që do të përfundojë në zjarrin e korrupsionit.

mit/NOA
KOMENTE