Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bexhet Pacolli: Lobimi im për Kosovën, mjaft efikas dhe i fuqishëm
English

Bexhet Pacolli: Lobimi im për Kosovën, mjaft efikas dhe i fuqishëm

Prishtinë, 17 shtator, NOA – Lideri i AKR-së, Bexhet Pacolli, në një intervistë ekskluzive e për agjencinë e lajmeve INA flet mbi lobimin, pozicionimin kundrejt pozitës dhe opozitës, rasti i Hagës me Haradinaj, etj...

“Kam lobuar fuqishëm, sidomos në ato vende, ku unë personalisht kam edhe miqtë e mi, që janë presidentë, mbretër dhe kryeministra të disa vendeve. Gjithçka e kam bërë jo për emër, as për përfitime, por e kam bërë gjithçka për vendin tim, shtetin e Kosovës, që emri i saj dhe vendi që e meriton Kosova, të jenë aty ku duhet. Dhe Kosova sa më parë të zërë vendin e saj!”

Jeni ndodhur rastësisht apo me mision në Nju Jork, pikërisht në ditët e punimeve të Sesionit të 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ?

Nuk është fare e rastit, pasi unë prej ditës së parë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, me mjetet dhe shpenzimet e mija personale, mundin dhe punën time, kam lobuar në vazhdimësi në të gjithë botën për Kosovën, pavarësinë, dhe njohjen e saj nga sa më shumë shtete. Ju e dini fare mirë, se unë në SHBA-ës, nuk jam vetëm tash, por jam këtu me një sërë prezantimesh, me një sërë takimesh zyrtare, të cilat, kanë nisur prej vitit 2004. Para shpalljes së pavarësisë dhe leximit të deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Kam lobuar fuqishëm, sidomos në ato vende, ku unë personalisht kam edhe miqtë e mi, që janë presidentë, mbretër dhe kryeministra të disa vendeve. Gjithçka e kam bërë jo për emër, as për përfitime, por e kam bërë gjithçka për vendin tim, shtetin e Kosovës, që emri i saj dhe vendi që e meriton Kosova, të jenë aty ku duhet. Dhe Kosova sa më parë të zërë vendin e saj!

Kjo do të thotë se ju po loboni?

Sigurisht se po që po loboj madje edhe fuqishëm. Ndërsa, do të shtoja se unë kam lobuar në SHBA, qysh pa filluar lobimet zyrtare të Kosovës, me dy firma të fuqishme. Një e tillë ka qenë në Uashington dhe një në Nju Jork. Dhe vetë fakti që ish-Presidenti i SHBA, miku i madh i shqiptarëve George Ë. Bush, deklaroi në mes të Tiranës, në vizitën e parë të një presidenti të SHBA-ës, në detyrë në Shqipëri, se "Kosova duhet të jetë e pavarur", pa dyshim që ka edhe punën e mirë lobuese, një pjesë atij lobimi që kam bërë unë gjatë asaj kohe në Uashington. Kjo tregon se lobimi që kam bërë unë me firmën time ne Uashington ka qenë mjaft efikas dhe i fuqishëm. Menjëherë pas 17 shkurtit, ditës së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që të nesërmen unë, kam filluar fushatën time lobuese, për njohjet e mëtutjeshme. Me këtë rast pata fatin të krijojë disa grupe lobuese nëpër vende të ndryshme të botës, dy prej të cilave i kam këtu në SHBA. Unë gjatë këtyre ditëve kam themeluar një zyrë të plotë pune në Nju Jork në “Milenium në Plaza Hotel”, ku janë vendosur shtabi dhe një grup i madh i lobistëve të cilët do të punojmë bashkë për Kosovën. Gjatë kësaj kohe pra në një periudhë 6 vjeçare gupet e mija lobuese me mua në krye kemi pasur fatin të takohemi dhe të flasim për Kosovën me shumë burrështetas, mbretër, presidentë e kryeministra, dhe diplomat të ndryshëm të botës. Mund të them se mbas gjithë kësaj pune të shkëlqyer që kemi bërë në këtë drejtim mund të deklarojë me ndërgjegje se "më shumë se 20 shtete nga 71 që e kanë njohur deri tash Kosovën shtet, kanë qenë si rezultat i punës sonë, në lobimin që kemi bërë nëpër ato shtete.

Atëherë në emër të kujt flet Pacolli?

Duke e parë AKR-në partinë time si përgjegjëse direkte për mbarëvajtjen e gjërave në Kosovë, partia ime AKR-ja, ka punuar për punët më madhore në Kosovë. Ne jemi duke folur dhe duke i ikur fjalorëve të zhanrit të "pistë", që përdoren ndonjëherë fatkeqësisht në Parlamentin e Kosovës. Unë dhe partia ime megjithëse jemi në opozitë, prapë se prapë jemi një opozitë konstruktive dhe kemi zgjedhur rrugën që të shërbejmë Kosovës për gjërat që kërkon ajo nga ne. Mbasi është dashtë që ne Kosovën gjithsesi duhet t'a dëshmojmë se ka shtet dhe jemi në gjendje të bëjmë e të mbajmë shtetin ashtu të fortë e të konsoliduar demokratik dhe sovran. Mendoj se në gjërat më madhore, unë dhe AKR-ja e kemi "ndjerë vetën pothuajse pjesë e "qeverisë ", në gjërat aty ku është dashtë të jemi, pra, përfshirë këtu edhe lobimin që po bëjmë për Kosovën.Madje, për këtë ashtu si dhe thoni ju në shumë raste edhe jam kritikuar, sepse unë dhe AKR-ja, nuk bëjmë "opozitë të fortë" kundra Qeverisë. Unë as që e kam bërë, dhe as që e bëjë një gjë të tillë, përderisa e shoh se Qeveria punon për të mirën e vendit - aty ku unë kam parë gjëra të mira. Rëndësi ka për mua që të gjithë të punojmë për Kosovën. S`ka rëndësi se në emër të kujt flasim për Kosovën.

Pra, a nuk duket kështu sikur ju nuk po bëni dot "opozitën", pasi keni zgjedhur mënyrën të loboni?

Tash kohët e fundit kam vërejtur se njerëzit mendojnë krejt ndryshe nga çfarë mendoni ju. Ata mendojnë se "kjo lloj opozite" qe ka bërë AKR-ja, ka qenë mëse e drejtë. Se Kosova shteti më i ri i botës pas pavarësisë është dashtë menjëherë të formonte organet e veta shtetërore, që ta dëshmonte veten si shtet , të dëshmonte edhe besimin që komuniteti ndërkombëtar i dha Kosovës, me ato njohjet e para dhe të menjëhershme, që erdhën pas shpalljes së pavarësisë.

Gjithmonë unë kam "thirrur për unitet" mes partive, në daç ato në pushte apo ato opozitare, që në ato gjëra që dihet se janë madhore për çështjen e Kosovës, në shtetbërjen e Kosovës, gjithsesi të gjejmë një gjuhë të përbashkët, për të qenë sa më të bashkuar.

Zoti Pacolli, mirë po ju për këtë jeni kritikuar vazhdimisht se po "loboni për hesapin tuaj" dhe se "nuk po bëni opozitë" por, po i kushtoheni më shumë "lavdisë" personale!

Kjo, do të thoja nuk është aspak e vërtet! Ne jemi për një opozitë konstruktive. Opozitë që të ndihmohet në ato raste ku opozita mund të luaj rol e të japi kontributin e saj në shtetbërjen. Sesa e paguan këtë opozita, për mua kjo ka shumë pak rëndësi. Ne kemi bërë opozitë konstruktive të fuqishme, pavarësisht se unë personalisht, kam qenë më shumë i angazhuar me lobimin e çështjes së Kosovës.

A keni ndonjë ofertë kompensimi apo çka do të kërkoni nga Qeveria për punën që po bëni?

Unë jam shumë i kënaqur se një pjesë e mirë e qytetarëve të Kosovës ka mirëpritur punën time dhe kanë shprehur falenderime. Këtë e kisha dashtë edhe nga Qeveria dhe institucionet e saj. Por, heshtja e tyre që ka dominuar më shqetëso, dhe sidoqoftë më "brengosë" se përse. Ju them me plot gojën, se ka pasur edhe tendenca për të më penguar në punën time. Që të pengohet lobimi duke u mundur t'i japin një karakter tjetër, siç ishte dhe rasti me Republikën Islamike të Iranit.

Po cilat janë pikat kritike që ka lëshuar AKR kundër qeverisë?

Dihet mirë se ne si parti i jemi kundërvënë disa privatizimeve në Kosovë. Dhe nuk kemi bërë vetëm opozitë duke iu kundërvënë dhe kaq, por kemi sjell edhe alternativat tona. Ne si për shembull i jemi kundërvënë privatizimit të Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, i cili, sipas nesh nuk ka qenë aspak në interes dhe leverdinë e shtetit të Kosovës. Dhe se rezultatet e këtij privatizimi do të shihen pas një viti ose dy vjetësh, kur do të dal në shesh që ky privatizim ka qenë një hap i gabuar i Qeverisë dhe i pa dobishëm për Kosovën. Kemi bërë opozitë tek privatizimi i PTK-ës, i jemi kundër vënë asaj se është në pyetje një nga institucionet më strategjike të një vendi. Posta Kombëtare në asnjë vend të botës nuk privatizohet dhe nuk ka të drejtë asnjë Qeveri t'a marrë në dorë atë e t'a privatizojë. Kjo kompani duhej një herë të zhvillohej dhe më pas duhet të jepte maksimumin e saj dhe kur të mbërrinte tek maksimumi atëherë dhe vlera i rritej, duhej të bisedohej se çfarë të bëhej. Për këtë, ne i dhamë Qeverisë një alternativë dhe unë personalisht gjeta një kredi nga Britania e Madhe. Dërgova dhe letrat intend, duke u thënë që të mos privatizohet. Sepse, nëse e privatizoni PTK, u thashë nuk do të merrni më shumë se 300 milion euro. Unë, premtova 400 milion për këtë privatizim dhe që për 6 vite t'ju jepej kompanive kredidhënëse me menaxhim, dhe pas 6 vjetëve kompania përsëri t'i kthehej Kosovës në menaxhim. Pra, kështu do të ruanim përsëri kompaninë e PTK-ës, Kosovës.

Në spektrin e opozitës kemi rastin Haradinaj dhe Hagën. Çfarë po bëhet lidhur me këtë rast sipas jush nga faktorët politikë dhe institucional në Kosovë?

Së pari duhet të shpreh respektin e madh që kam për personalitetin e zotit Haradinaj. Pasi, Ramush Haradinaj i përket njërës prej familjeve që ka dhënë më shumë për Kosovën, çlirimin dhe pavarësinë e saj. Krahas me familjen e Jasharajve, krahas me Rugovën, dhe me disa familje të tjera, Haradinajt kanë zënë një vend të veçantë në atë që kanë dhënë më shumë për Kosovën. Ne po e ndjejmë mungesën e tij se na ka munguar njëri prej opozitarëve më dinamikë në Kosovë. Dhe ne si opozitë mendojë se ndoshta kemi bërë aq sa mund të bëjmë, ndërsa për qeverinë dhe institucionet e saj nuk mund të them asgjë, se jam jo shumë i kënaqur. Unë dëshirojë që miku im Ramush Haradinaj të kthehet sa më parë, si i duhet Kosovës në këto momente më shumë se kurrë, që të punojmë për të mirën e Kosovës, së bashku me të. Për këtë Ramushi dhe partia e tij i ka pasur gjithmonë" dyert, dhe zëmrën dhe krahët" tek AKR-ja të hapur të bashkëpunojmë si opozitë konstruktive. Ramushi i mungon shumë më tepër Kosovës, doja të thoja se unë personalisht do të bëjë çmos që Ramush Haradinaj të lirohet sa më parë.

Keni ndonjë vlerësim apo parashikim se kur Kosova do të bëhet shteti i 193 i OKB-së?

Kosova sipas meje në Sesionin e ardhshëm pra në vitin 2011, do të jetë anëtare me të drejta të plota e familjes së Kombeve të Bashkuara. Pra shteti i 193-të i OKB-së. Flamuri i Republikës së Kosovës do të vendoset në shtizat e OKB-ës, në shtatorin e viti që vjen. Por do të apeloja se nuk do të thotë se këtu përfundon gjithçka, ne duhet të punojmë edhe më shumë ta forcojmë dhe konsolidojmë shtetin tonë Kosovën. (INA)

Intervistoi: Beqir Sina/INA

KOMENTE