Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elektra shqiptare 'tenton' Selanikun
English

Elektra shqiptare 'tenton' Selanikun

Selanik, 17 shtator, NOA - Shfaqja “Elektra” është ftuar nga “National Theatre of Northern” i Selanikut për të interpretuar në skenën greke në datat 29 dhe 30 shtator 2010. Në faqen zyrtare të këtij teatri shkruhet se “Elektra” është një provokim artistik i audiencës, në një ndërthurje mes historisë së vjetër dhe të sotmes moderne, interpretuar nga aktorët e Teatrit Kombëtar të Tiranës.

Një shfaqje e cila e kthen në tragjike të sotmen, duke sjellë origjinalitet dhe krativitet, në pjesën tragjike shkruar nga Sofokliu. Shfaqja proteston nëpërmjet shpërthimit emocional të Elektrës-personazh, ndërsa lëvizjet, ndjesitë, ritmet, tingujt dhe plastika sjellin atë që mund të quhet “fenomeni Eletra”.

Shfaqja “Elektra” do të hapë edhe sezonin e TK-së në datën 24 shtator, ku do t’i paraprijë shfaqjeve në skenën e Selanikut. “Elektra” ishte pjesëmarrëse në edicionin e 11-të të Festivalit Ndërkombëtar Teatror “Butrint 2000”.

Tragjedia është e njohur në mesazhin se hakmarrja, vrasja e mëmësisë, atësisë apo të dashurit, sjell dhimbje dhe tmerr pa fund.

Shfaqja, me regji nga Adonis Filipi është pretenduar të ketë sjellë diçka origjinale në vënien skenike. Është cilësuar e fuqishme loja e protagonistes Luiza Xhuvani (Elektra) dhe interpretimit në ansambël me të edhe të mjaft emrave të shquar të trupës së Teatrit Kombëtar, si Roza Anagnosti, Laert Vasili, Vasian Lami, Monika Lubonja, Bujar Asqeri, Ahmet Pasha dhe korit të grave.

m.s/NOA

KOMENTE