English

Halimi publikon dokumenta: Tregojnë se Shega dhe Rama shpifën ndaj meje

Tiranë, 17 shtator, NOA – “Sot Edvin Rama, me qëllimin e vetëm për të sfumuar gjobën 20 % apo 100 milonë euro, nxori Shega Ligorin për t’ju treguar një dokument të vitit 2003 të një kompanie të licencuar nga Arben Malaj”.

Me këto fjalë e ka nisur deklaratën e tij për shtyp, deputeti Eduard Halimi, në kundërpërgjigje të akuzve që iu bënë sot publikisht nga deputetja Shega Ligori, sikur ai ka qenë anëtar i këshillit mbikqyrës të një kompanie që merret me lojërat e fatit.

“Por ajo fshehu në mënyre të qëllimshme vendimin e Gjykatës të Formës së Prerë nr.30491/4 të vitit 2005, (para 5 vjetësh) i cili ka çertifikuar mosekzistencën time në këtë shoqëri dhe po ua vë juve në dispozicion sepse keni të drejtë të njiheni me të vërtetën”, deklaroi Halimi.

Duke shtuar se u është drejtuar organeve të drejtësisë të sekuestrojnë pallatin në qendër të Tiranës në emër të zonjës dhe zotit Ligori, për të siguruar dëmshpërblimin për demin e shkaktuar në dinjitetin e tij nga shpifja dhe trillimi i Edvinit dhe Shegës së tij.

“Ndaj dhe i them sot Ramës se as me Shegë dhe as me Mollë nuk mund të mbulosh dot gjobën 100 milionë euro që i ke vënë kompanisë “Vision constraction”, përfundon deklarata e Halimit.

n.e/NOA

KOMENTE