English

Itali, Berluskoni me revolver

Rome, 17 Shtator, NOA- Revista javore "L'Espresso" ka publikuar sot disa foto nga arkivat e fotografit Alberto Roveri, Ndër fotot, të marra në pranverën e vitit 1977, paraqitet kryeministri aktual italian, Silvio Berlusconi me një armë mbi tavolinën e tij, një 357 Magnum.

Zbulimi i fotografive është bërë rastësisht gjatë kalimit në digjital të fotografive të Rover:

“Isha duke i pastruar fotot, kur pashë armën që e kisha harruar, - tha Roveri për “L’espresso” - Mbaj mend takimin me të dhe kur e pyeta për armën, Berluskoni më tha: Rover, e ke idenë sa industrialistë janë rrëmbyer?".

a.e./NOA

KOMENTE