Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministrat e rinj u betuan para Presidentit
English

Ministrat e rinj u betuan para Presidentit

Tiranë, 17 shtator, NOA – Sapo është zhvilluar në mjediset e Presidencës ceremonia e betimit para presidentit të Republikës, të dy ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.

Ata janë përkatësisht, Ilir Meta, kryetar i partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, tashmë ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës si edhe Edmond Haxhinasto, ministër i Punëve të Jashtme.

Ceremonia e sotme u zhvillua pas miratimit që Kuvendi u bëri dekreteve për miratimin e posteve të tyre të reja në seancën e mbrëmshme plenare, përmes votave të mazhorancës, pasi deputetët e opozitës e bojkotuan atë.

Ministri i ri i Ekonomisë, Ilir Meta, zëvendëson në këtë post, paraardhësin e tij Dritan Prifti, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga kjo detyrë pas një vendimi të marrë nga Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa Edmond Haxhinasto ishte i propozuari i këtij organizmi për postin e kryediplomatit në qeverinë Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE