Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Moti ende i kthjellët, parashikimi për ditën e nesërme, nga NOA dhe Meteoalb
English

Moti ende i kthjellët, parashikimi për ditën e nesërme, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 17 shtator, NOA - Mëngjesi i së shtunës, 18 shtator 2010, do të nisë me kthjellime në të gjithë vendin, përjashtuar ekstremin verior ku do të ketë vranësira të herëpashershme. Mesdita do të sjellë kalime vranësirash nëpër gjithë territorin e vendit por më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore gjatë kufirit lindor.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te vijoje me kthjellime ne zonat bregdetare ndersa e gjithe pjesa tjeter e territorit do te kete alternime kthjellimesh dhe vranesirash. Ne te njejtat kushte atmosferike do te mbetemi ne mbremje dhe gjate nates. Temperaturat e ajrit nuk do te pesojne ndryshime ato do te qendrojne konstante ne te gjithe vendin.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim veriperendimor kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 2 balle.

Europa

Rajoni i Mesdheut si edhe zona e Alpeve do te perfshihen neser nga vranesira dhe shira me intensitet te larte. Problematike situata do te mbetet serish ne veriperendim te kontinentit si dhe ne Ishujt britanike pasi shirat do te jene ne forme rrebeshi. Po ashtu edhe nje pjese e madhe e qendres se kontinetit do te dominohet nga vranesira dhe shira por ne sasi me te pakta. Ndersa Europa Jugperendimore si edhe nje pjese e lindjes se kontinentit do te domonihen nga kthjellimet dhe vranesira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë

Rajoni i Mesdheut alarmon shira te konsiderueshem dhe ere te forte;

Italia veriore rrezikohet nga shira me intensitet te larte dhe rrufe;

Spanja do te mbetet me ere te forte dhe dallge te larta.

n.e/NOA

KOMENTE