Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papa Ratzinger kërcënohet me jetë në Londër, arrestohen 5 algjerianë
English

Papa Ratzinger kërcënohet me jetë në Londër, arrestohen 5 algjerianë

Londër, 17 shtator, NOA – Ndërsa këto ditë ka qenë për një vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe, Papa Benedikti XVI është kërcënuar me jetë nga 5 të rinj, me origjinë algjeriane, të cilët arrestuan në Londër.

Konkretisht, kanë qenë 5 meshkuj rreth moshës 26-50 vjeç, të cilët u arrestuan këtë mëngjes me akuzat e rënda se janë të dyshuar për përgatitjen ose nxitjen e akteve të terrorizmit, konkretisht kundër Papës Ratzinger.

Ndërsa Papa Benedikti XVI është i informuar për arrestimet dhe është paraqitur mjaft i qetë.

"Ne jemi plotësisht të sigurt dhe nuk është e nevojshme për të ndryshuar programin e vizitës së Papës në Britani", tha drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Atë Federiko Lombardi, sipas të cilit, gjendja në Sarajevë ka qenë edhe më e nderë.

Atë Lombardi tha pastaj se "Papa është i lumtur për këtë udhëtim dhe është i qetë”.

Njoftimi i arrestimit të 5 algjerianëve erdhi pasi Papa u takua me krerët e feve të tjera në universitetin e College, Londër.

n.e/NOA

KOMENTE