Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shërbimi skandaloz në urbanët e Kombinatit, Goxhaj padit Ramën
English

Shërbimi skandaloz në urbanët e Kombinatit, Goxhaj padit Ramën

Tiranë, 17 shtator, NOA – Edhe pse është një nga linjat me më shumë qytetarë që lëvizin me të, sërish Bashkia e Tiranës paguan lekë për mirëmbajtjen linjës së urbanëve Kombinat-Kinostudioj. Avokati i Zyrës për mbrojtjen e Konsumatorëve Altin Goxhaj pa bërë sot kallëzim penal për kryetarin e Bashkisë së Tiranës duke e akuzuar për abuzime me këtë linjë urbanësh dhe duke e cilësuar si jashtë standardeve shërbimin e saj.

“Linjat e tjera dalin me fitim sepse ndryshe s’do të funksiononin si linja private, ndërsa linja bashkiake del me humbje duke lënë të nënkuptohet se nuk po abuzohet vetëm me paratë e biletave të pasagjerëve, por edhe me paratë e taksapaguesve të cilat vihen në dispozicion për të subvencionuar transportin publik në Tiranë”, u shpreh sot Goxhaj.

Ai ka renditur të gjithë argumentet që sipas tij faktojnë se kjo linjë nuk mund të dalë me humboje duke u marrë para të tjera qytetarëve vetëm për shkak të keq administrimit të Bashkisë.

“Autobusët e Linjës Kombinat Kinostudio janë të gjitha dhuratë që prej vitit 1999 – 2000 në kohën kur Bashkinë e Tiranës e drejtonte Albert Brojka çka tregon edhe një vlerë të ulët në koston e shërbimit. Nga të dhënat e mbledhura nga ZMK rezulton se në një shumicë rastesh fatorinot e kësaj linje nuk japin as biletën pasagjerëve që paguajnë 30 L të reja, ndërkohë që autobusët janë të pistë sepse nuk lahen me detergjentë sipas standardeve të kërkuara por vetëm disa herë në javë me kova me ujë çka tregon edhe shpenzime të ulëta në mirëmbajtjen higjienike”, tha Goxhaj.

Sipas tij Bashkia Tiranë abuzon me buxhetin e subvencionimit të transportit publik duke e nxjerrë me humbje linjën e dytë për numër udhëtarësh në Tiranë.

Nga ana tjetër Goxhaj hedh dhe dyshime për favorizime të bizneseve private me këtë linjë.

“Duke iu referuar duplikimit të Linjës Kombinat – Kinostudio në segmentin Qendër – Kombinat, ne dyshojmë për dobësim të qëllimshëm të standardeve të shërbimit për të favorizuar një linjë tjetër”, u shpreh ai.

a.k/NOA

KOMENTE