Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Te hauri i bagëtive, gjendet arsenal armësh
English

Te hauri i bagëtive, gjendet arsenal armësh

Lezhë, 17 shtator, NOA – Forcat e policisë së Lezhës kanë arrestuar sot në flagrancë, rreth orëve të para të mëngjesit, 59-vjeçarin Vesel Xhaferri, me banim në Thumanë të Krujës, i dënuar më parë për vrasje.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i këtij personi u bë për arsye se pas një kontrolli të ushtruar në një ndërtesë, e cila shërben për bagëtitë në pronësi të tij dhe që ndodhet në fshatin Shëmri të Mamurrasit, u gjet një arsenal i vërtetë armësh.

Konkretisht, atij iu gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri dhjetëshe mod.56, kalibër 7.62 mm; një armë gjuetie teke artizanale;

një sasi prej 1597 copë fishekë; 4 fishekë arme gjahu; një sasi prej 154 copë kallëpe dinamit; një sasi prej 53 copë kapsolla detonatore si edhe një fitil zjarr-përcjellës në sasinë 6.25 m.

Këto armë dhe municione i mbante pa leje Vesel Xhaferri, ndërsa nga ana e strukturave përkatëse të policisë janë kryer veprimet proceduriale për dokumentimin ligjor të kësaj vepre penale.

Ndërsa materialet proceduriale i kalojnë prokurorisë së Kurbinit për veprat penale të “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ”Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 278/2,3 dhe 280 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE