Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Veton Surroi: Koha që Kosova të definojë prioritetet e veta
English

Veton Surroi: Koha që Kosova të definojë prioritetet e veta

Prishtinë, 17 shtator, NOA - Bisedimet me Serbinë, që parasheh rezoluta e miratuar së fundi nga Kombet e Bashkuara, janë një prej sfidave që e presin Kosovën në ditët në vazhdim.

Për të diskutuar për sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet Kosova, Instituti Mbretëror për Çështje Ndërkombëtare, Chatham House, këto ditë ftoi në Londër kryetarin e Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi.

Z.Surroi, bisedimet e ardhshme me Serbinë përbëjnë sfidë për Kosovën.

Është evidente se e kemi një problem të hapur me Serbinë. Është po ashtu evidente se rezoluta e fundit e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së thirri për dialog të lehtësuar nga Bashkimi Europian. Është evidente që ky konflikt me Serbinë duhet të mbarojë; duhet të mbarojë në një proces negociatash dhe ai proces negociatash duhet të shtyjë Serbinë që ta njohë realitetin e ri që është pavarësia e Kosovës.

A dihet në këtë moment se për çfarë do të bisedohet në këto negociata?

Jo kjo ka mbet të definohet dhe vetë fakti se palët janë kaq larg nga njëra anë dhe nga ana tjetër Bashkimi Europian në thirrjen e vet parësore e përshkroi vetëm një proces të dialogut pa ndonjë ngjyrim, pa ndonjë thelb, pa ndonjë theksim, kjo tregon se ende nuk është përcaktuar agjenda dhe se korniza e bisedimeve do të jetë njëra prej çështjeve për të cilën do veçuar një vëmendje të veçantë.

Me këtë Bashkimi Europian merr një rol në lehtësimin e negociatave. A mendoni se Shtetet e Bashkuara do të jenë poashtu të përfshira në këtë proces?

Bashkimi Europian e ka të vështirë të jetë lehtësues i drejtë në këtë proces sepse cilësia e marrëdhënieve të Bashkimit Europian me Serbinë është ndryshe prej cilësisë së marëdhënieve me Kosovën. Serbia është partner kontraktual i Bashkimit Europian edhe si i tillë hyn në një kategori. Kosova është pak a shumë një subjekt i një protektorati, ta quajmë ashtu, europian, marrëdhënia e tij me Bashkimin Europian nuk është kontraktuale dhe kjo marrëdhënie me pesë shtete të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që janë shtete anëtare, nuk mund të jetë e njëjtë si ajo me Serbinë. Kështu që Bashkimi Europian mund që fillimisht të japë disa prej kornizave për këtë proces, por do të jetë e nevojshme nëse, natyrisht kemi nevojë për një garancë politike, do të kemi nevojë për një garancë politike, që të përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pala kosovare ngul këmbë se këto do të jenë bisedime për çështje teknike. A mendoni se do të ketë vija të kuqe?

Nuk ka gjë teknike në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe një çështje si, ta zëmë, shtrirja e një kablli të rrymës elektrike, është çështje politike, jo teknike.

Pala serbe, ministri i Serbisë për Kosovën, Bogdanoviç, ka thënë se çështja e statusit, do të jetë çështja kryesore në bisedimet e ardhshme...

Ajo mund të jetë, nga perspektiva e tyre, mund të jetë çështje kryesore sepse, nga vetë fakti që nuk e kanë pranuar realitetin e ri, do të ketë nevojë për një kohë që ata ta përgatisin vetveten për ta njohur këtë realitet. Kështu që është shumë e qartë se për një Serbi që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ekziston një problem statusi. Por për një Kosovë, e cila e ka shpallur atë pavarësi, nuk ekziston problem statusi. Ky problem nuk ekziston as për ato shtete që e kanë njohur Kosovën dhe e mbrojnë tërësinë tokësore të saj.

A mendoni se me miratimin e Rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është krijuar një realitet i ri në raportin mes Serbisë dhe Kosovës?

Nuk është ndonjë realitet i ri, nuk ka ndonjë domethënie të jashtëzakonshme kjo rezolutë. Ajo e ka domethënien e vet në kuptimin e zhvendosjes së kontekstit të OKB-së dhe vendosjen e kontekstit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi aty ku e ka vendin, pra, në kontinentin europian, në Bashkimin Europian, aty ku, një ditë, Kosova dhe Serbia do të jenë anëtare me të drejta të barabarta e fuqiplota.

Në ligjëratën që keni mbajtur në Institutin Mbretëror për Çështje Ndërkombëtare, Chatham House, keni folur për sfidat dhe mundësitë. Shkurtimisht, cilat janë mundësitë e Kosovës në ditët e ardhshme?

Mundësitë e Kosovës janë që, së pari, ta marrë këtë çështje seriozisht, të elaborojë një platformë të veten. Kjo platformë të jetë më afatgjate, nga njëra anë, më gjithëpërfshirëse politikisht, nga ana tjetër, që të krijohet një konsensus i ri për atë se kah dëshiron të shkojë Kosova. Në këto dy vite, Kosova më shumë është udhëhequr, fatmirësisht, prej shteteve të forta, të cilat kanë pasur një ide se ku po duan ta çojnë, por nuk është udhëhequr nga një ide vetjake e Kosovës se nga dëshiron të shkojë ajo. Është koha që Kosova të definojë prioritetet e veta dhe në këto prioritete të vendosë në të njëjtën kohë, në të njëjtët binarë, normalizimin me Serbinë i cili duhet të jetë pjesë e normalizimit të Kosovës me Bashkimin Europian. Nuk mund të ketë proces normalizimi me Serbinë, nëse Kosova lihet në këtë gjendje ku është sot.

BBC

KOMENTE