Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan, mbyllet votimi, 1 mijë qendra të pahapura nga rreziku i talebanëve
English

Afganistan, mbyllet votimi, 1 mijë qendra të pahapura nga rreziku i talebanëve

Kabul, 18 shtator, NOA – Mbyllen qendrat e votimit në Afganistan ku vendasi votuan për 2500 kandidatët për deputetë në parlamentin me 249 vende.

Sipas raporteve në media procesi i votimit është karakterizuar nga dhuna e talebanëve dhe parregullsi të raportuara edhe nga vetë votuesit afganë.

Ndër votuesit ka qenë edhe presidenti i vendit, Hamid Karzai, i cili gjatë votimit të tij në kryeqytetin Kabul, u shpreh se procesi zgjedhor do ta ndihmojë Afganistanin që të përparojë drejt një të ardhmeje më të mirë.

Mësohet se për arsye sigurie më shumë se një mijë qendra votimit nuk u hapën fare, pas punonjësit e qendrave të votimit ishin të rrezikuar nga sulmet e grupeve të militantëve islamikë, të cilët kishin kërkuar bojkotimin e zgjedhjeve të përgjithshme.

mit/NOA

KOMENTE