Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto-Zeppos: Dy qeveritë të punojnë për të mënjanuar retorikat nacionaliste
English

Haxhinasto-Zeppos: Dy qeveritë të punojnë për të mënjanuar retorikat nacionaliste

Tiranë, 18 shtator, NOA – Marrëdhëniet dhe partneriteti mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe mbështetja që shteti helen i ka dhënë Shqipërisë kah integrimit të saj dhe të vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian ishin lajtmotiv i takimit mes ministrit të Punëve të Jashtme Edmon Haxhinasto dhe sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Yannis Alexis Zeppos.

Në emër të ministrit grek të Punëve të Jashtme, Dimitris Droutsas, zoti Zeppos, në krye të takimit uroi ministrin Haxhinasto për marrjen e detyrës së re.

Duke iu referuar edhe deklaratave të kryeministrit grek Jorgos Papandreu lidhur me incidentin në Himarë, si i shkaktuar nga një nacionalizëm në rritje kundër minoritetit grek në Shqipëri, ministri Haxhinasto dhe sekretari i ministrisë greke, Zeppos, vlerësuan se dy qeveritë respektive, shoqëritë civile të dy vendeve, si dhe opinioni mediatik duhet të punojnë bashkërisht për të mënjanuar e dekurajuar çdo retorikë manipuluese e me ngarkesë nacionaliste, që sipas dy autoriteteve greke dhe shqiptare nuk pasqyrojnë kuadrin e shkëlqyer të marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe mund të cënojnë perceptimin publik të këtyre marrëdhënieve.

Në njoftimin e zyrës së shtypit të MPJ-së, mësohet se dy bashkëbiseduesit vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve shqiptaro-greke, që karakterizohen nga një trend i shkëlqyer i dialogut politik dhe bashkëpunimit në të gjithë fushat, me interes të ndërsjellë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, theksoi në këtë takim se tradita e konsoliduar e marrëdhënieve të gjithanshme mes dy vendeve tona bazohet në një gamë të gjerë interesash të përbashkëta e shumëplanëshe.

Ai falenderoi, qeverinë greke për mbështetjen e dhënë në drejtim të procesit të liberalizimit të vizave dhe të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Zeppos siguroi në vazhdimësi për mbështetjen e plotë të Qeverisë greke në kuadër të përmbushjes së axhendës evropiane të Shqipërisë.

Duke nënvizuar klimën tepër pozitive të krijuar në marrëdhëniet mes dy vendeve, dy bashkëbiseduesit veçuan rolin e komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në Greqi, si dhe të minoritetit grek në Shqipëri, si ura të forta lidhëse për fuqizimin e mëtejshëm të frymës së miqësisë dhe të prosperitetit midis dy popujve dhe vendeve tona.

mit/NOA
KOMENTE