English

Johny Deep dhe Angelina Jolie, çifti i zjarrtë

Los Angeles, 19 Shtator 2010 NOA - Vendi në të cilin zhvillohet e gjithë ngjarja është Venecia. Bëhet fjalë për filmin e ri “The Tourist”, protagonistë të së cilit janë Johnny Deep dhe Angelina Jolie.

Tashmë trailerat e tij janë publikuar dhe në një pamje të parë të tyren mund të themi se filmi është shumë premtues. Në SHBA ai do të shfaqet në muajin dhjetor ndërsa në vendet evropiane mund të themi se të gjithë do të përgatiten për ta parë në fillimin e vitit të ri.

Përmbajtja flet për një agjent të Interpolit që përfiton nga një turist amerikan për të arritur në arrestimin e një krimineli, me të cilin ka një të kaluar dhe një histori lidhje.

Në kastin e aktorëve janë dhe italianët Nino Frassica e Christian De Sica.

r.b/NOA

KOMENTE