Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
LSI: Qëndrimi i Gramoz Rucit, sinjal pozitiv. PS të integrohet dhe të kontribuojë realisht
English

LSI: Qëndrimi i Gramoz Rucit, sinjal pozitiv. PS të integrohet dhe të kontribuojë realisht

Tiranë, 18 shtator, NOA – Lëvizja Socialiste për Integrim i ka quajtur sinjale pozitive në të mirë të zgjidhjes së krizës politike në vend deklaratat e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili deklaroi dje se opozita do t’i drejtohet Komisionit të Venecias lidhur me transparencën e fletëve të votimit në kutitë e zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama deklaroi sot për mediat se “e konsiderojmë edhe qëndrimin më të fundit të Partisë Socialiste të artikuluar nga Sekretari i Përgjithshëm i saj, Ruçi, një shenjë pozitive të vullnetit të mirë për të vepruar në mënyrë institucionale, për të vepruar në përputhje me kushtetutën dhe për të pritur verdiktin apo vendimin, që japin këto institucione, në lidhje me pretendimet e shfaqura prej kohësh dhe për shkak të të cilave PS ka qëndruar deri tani jashtë institucioneve përgjithësisht dhe jashtë proceseve evropianizuese të vendit”.

Sipas sekretarit Rama, vendimi më i mirë do të ishte që PS t’i ishte drejtuar më herët Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Kushtetuese.

“Do të ishte mirë, që PS këtë gjë ta kishte bërë shumë më herët, që ne të mos ishim sot, mbas tetë muajsh, në këtë realitet”, tha zoti Rama, duke nënvizuar më tej se “gjithsesi, jo vetëm sepse është një shprehje e njohur më mirë vonë se kurrë, por asnjëherë nuk është vonë për të bërë apo për të hedhur hapat e duhur e pozitivë, kur është fjala për t’i shërbyer vendit, dhe për të tejkaluar pozicionet, që nuk janë në funksion të interesave të vendit, tek një pozicion që na bën të gjithëve të jemi të angazhuar, dhe që është pozicioni që ka të bëjë me integrimin evropian të Shqipërisë”.

I pyetur lidhur me djegien e fletëve të votimit, zoti Rama tha se “Ka një vullnet të shprehur, ndoshta më një farë mënyrë pak në nonsens me atë çka ofron ligji, siç është dhe vullneti i shprehur nga mazhoranca përmes kryeministrit për të gjetur çdo mundësi, që të ruajë çdo dokument, që lidhet me pretendimet e PS-së. Prandaj thashë që rruga drejt komisionit të Venecias, është një rrugë e ofruar prej kohësh nga mazhoranca”, theksoi sekretari i LSI-së, Rama.

Rama tha se në këtë kontekst për aq kohë sa hapi i opozitës pritet të realizohet, nuk ka asnjë pretekst, që të mund ta pengojë jo vetëm fillimin nga puna të komisionit hetimor parlamentar, por edhe në ato çështje që është rënë dakord që të hetohet paraprakisht, derisa të vijë vendimi apo qëndrimi Komisionit të Venecias.

“Nuk kemi asgjë kundër për të gjitha pretendimet, për të cilat është rënë dakord dhe natyrisht nuk jemi kundër nëse Komisioni i Venecias shprehet pro çdo pjese që ka artikuluar PS-ja”, shtoi Rama.

Por, sipas tij, është e pakuptimtë të presësh që të shprehet apo të japë verdiktin një institucion siç është Komisioni i Venecias nga njëra anë, dhe nga ana tjetër të paralajmërosh protesta.

Në këtë kontekst Lëvizja Socialiste për Integrim vijoi apelin e saj të vazhdueshëm për domosdoshmërinë e reformës zgjedhore dhe për domosdoshmërinë e përfshirjes apo integrimit edhe të PS-së në këto reforma, me qëllim që të gjitha forcat politike të shkojnë bashkë drejt përmbushjes së detyrimeve që Shqipëria ka për t’iu bashkuar vlerave në familjen evropiane.

“Koha nuk pret, për të qenë më i drejtpërdrejtë, afatet kushtetuese, shpallja e zgjedhjeve dhe detyrimi për të përmbushur apo për të plotësuar ndryshime në përputhje me kushtetutën, e bëjnë të domosdoshëm angazhimin konkret”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

Ai ftoi në emër të LSI-së, Partinë Socialiste, dhe të gjitha forcat parlamentare që të tregojnë vullnetin e tyre në realizimin e reformës zgjedhore, si një vullnet politik në shërbim të integrimit të vendit.

mit/NOA
KOMENTE