Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Telemedicina, Vasili: Trajtimi në kohë reale dhe me kosto të ulta, arritje e këtij projekti
English

Telemedicina, Vasili: Trajtimi në kohë reale dhe me kosto të ulta, arritje e këtij projekti

Tiranë, 18 shtator, NOA - Telemedicina është nisma e fundit, që ministria e shëndetësisë ka publikuar përmes projektit të financuar nga USAID dhe që përmes aparaturave të vendosura në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe spitalet rajonale të Tiranës, Durrësit, Korçës, Vlorës, Beratit dhe Kukësit do të mundësojnë komunikimin në kohë reale mes mjekëve shqiptare dhe atyre të huaj mbi vendosjen dhe trajtimin e rasteve të vështira për tu trajtuar klinikisht.

Telemedicina, mjekësia virtuale apo mjekesia në distance është fjala e fundit e shkencës mjekësore, e cila edhe pse shumë e re në botë do të mund të aplikohet edhe në vendin tonë falë donacionit të USAID me një vlerë mëse 1 milionë USD.

Projektin e Telemedicinës e bëri publik vetë ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili në prani të zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të USAID, Refat Latifit, amerikanit me origjinë shqiptare, që ka ideuar dhe udhëhequr implementimin e këtij projekti.

Sipas projektit, në fund të shtatorit, një grup mjekësh, kryesisht drejtues të spitaleve në rrethe, do të trajnohen pranë Universitetit të Arizonës.

Ndërkohë që faza e parë e Telemedicinës pritet të përfundojë në fillim të muajit dhjetor. Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili gjatë fjalës së tij thekësoi se “Telemedicina i vjen në ndihmë në kohë reale përmes teknologjisë bashkëkohore specialistëve të mjekësisë shqiptare të fushave të ndryshme”.

Sipas ministrit, shumë paciente, që deri dje duhet të shkonin në klinika të specializuara jashtë vendit, përmes telemedicinës mund të trajtohen në spitalet tona me të njëjtën cilësi dhe siguri nga specialistët tanë nën konsultën e kolegëve të huaj, por tashmë me kosto shumë të ulët.

Telemedicina nuk krijon vetëm akses për trajtimin më cilësor të pacientëve në vendin tonë, por gjithashtu, siguroi ministri Vasili, shërben si një shkollë e madhe edukimi në distancë, kualifikimi e specializimi të ekspertëve tanë të shëndetit, mjekëve dhe infermierëve, kundrejt një kostoje shumë të ulët, ose edhe fare pa të. Zoti Vasili garantoi se edhe libraria elektronike mjekësore do të jetë një tjetër arritje e madhe e projektit madhështor të telemedicinës.

Në këtë project të telemedicinës do të mundësohet bashkëpunimi mes mjekëve shqiptarë dhe të huaj në kirurgji, traumatologji, kardiokirurgji, urgjencën shëndetësore si goditjen në tru apo hemoragjinë cerebrale, kardiologjinë si edhe dhe fusha të tjera të mjekësisë.

Përmes komunikimit në kohë reale me kolegët e huaj, konsultimit të rasteve dhe ndërhyrjeve në distancë për rastet e rënda do të bëhet i mundur jo vetëm mjekimi bashkëkohor i pacientëve në vendin tone, por edhe shkëmbimi i eksperiencës, shkurtimi i kohës, rritja e cilësisë së shërbimit si dhe ulja e kostos së trajtimit.

mit/NOA
KOMENTE