English

Viziton nesër Shqipërinë, kryetarja e Dhomës së Lordëve në Britani

Tiranë, 18 shtator, NOA – Mbërrin nesër në Tiranë për një vizitë zyrtare kryetarja e Dhomës së Lordëve në Britaninë e Madhe, Baronesha Hayman.

Baronesha Hayman është e para Kryetare e zgjedhur e Dhomës së Lartë të Parlamentit në Mbretërinë e Bashkuar.

Me ftesë të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, parashikohet që axhenda e kësaj vizite të baroneshës Hayman të përmbajë edhe një takim me presidentin e Republikës Bamir Topi, si edhe autoritete të tjera të larta zyrtare të vendit tonë.

Ndërkaq, është parashikuar që ajo t’iu drejtohet deputetëve shqiptarë edhe me një mesazh të veçantë, duke mbajtur një fjalim para tyre.

n.e/NOA

KOMENTE