Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Me gërshërët e ligjit do të presim veshët e lepurit
English

Berisha: Me gërshërët e ligjit do të presim veshët e lepurit

Tiranë, 19 shtator, NOA – Kryeministri Sal Berisha ka akuzuar dje kryebashkiakun e Tiranës, Edi Rama se me vendosjen e gjobave ndaj biznesit ka larguar investitorët e huaj në Tiranë.

Deklarata e kreut të qeverisë u bë dje në mbrëmje gjatë inaugurimit të rrugës Mjull Bathore-rruga Elbasanit, në komunën e Farkës. Duke folur për abuzimet me lejet e ndërtimit, Berisha u shpreh se ligji do të veprojë. “Le t’u themi këtyre shokëve, vazhdoni të nderuar shokë, se me gërshërët e ligjit do presim veshët e lepurit, se ne do të ndërtojmë rrugë të reja, ujësjellës, kanalizime, do u hapim dyert investimeve të reja”, u shpreh Berisha.

Ai ka akuzuar opozitën se me verbëri politike po mohon çdo vepër publike dhe çdo arritje që është bërë gjatë këtyre viteve.

“Unë ju garantoj se prapa çdo mashtrimi qëndron një leje ndërtimi e lepurit të bashkisë, se prapa çdo trillimi qëndron një 35-katësh i lepurit të bashkisë, se prapa çdo mohimi qëndron verbëria politike e atyre, të cilët besojnë se mbi të keqen tuaj mund të ndërtojnë pushtetin e tyre, se prapa nihilizmit qëndron doktrina e etërve të tyre, e cila ju mohoi shqiptarëve liritë, ju mohoi të drejtat, ju mohoi besimin tek Zoti, ju mohoi pronën dhe çdo gjë”, tha Berisha.

Ai ka premtuar dhe një herë se gjatë këtyre muajve do të merret dhe liberalizimi i vizave.

“Këtë vjeshte, ata do të lëvizin në Europë pa viza, si qytetarë të saj, do të vizitojnë qytetet dhe vendet e kontinentit që i përkasin, do të takojnë fëmijët, miqtë, të dashurit e tyre në mbarë Europën, kudo që ndodhen. Kjo është vjeshta e historisë e lirisë së lëvizjes së qytetarëve të Farkës dhe të mbarë Shqipërisë”, tha Berisha.

Në inaugurimin e rrugës Mjull Bathore - rruga Elbasanit, në komunën e Farkës, Berisha u shpreh se do të ketë shumë investime të tjera në këtë zonë.

Rruga e re, u pajis me rrjet të ri të kanalizimeve, me trotuare, ndriçim, linjë telefonike dhe peme dekorative.

Ky projekt është investim i buxhetit të shtetit, me vlerë 105 milion lekë.

Berisha tha se investimet e kryera në këtë komunë, vetëm në 4 vitet fundit janë 20 herë më shumë se në 8 vitet e qeverisjes socialiste.

Kryeministri foli dhe për zhvillimin e projektit kombëtar të ullirit, duke njoftuar gjithashtu se qeveria do të iniciojë së shpejti projektin më të ri, atë të mbjelljes së drurëve frutorë.

“Projekti kombëtar i ullirit po merr përmasa shumë të mëdha. Ekspertët e tij do të më njoftonin se në rrethe të tëra mbjelljet e dy viteve të fundit i kalojnë mbjelljet e 50 viteve të fundit. Qeveria ime është e vendosur të subvencionojë çdo rrënjë të mbjellë në vend, si dhe të subvencionojë çdo shërbim ndaj ullirit ekzistues”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE