Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Papa Ratzinger: Pedofilia minon besueshmërinë e Kishës
English

Papa Ratzinger: Pedofilia minon besueshmërinë e Kishës

Birmingham, 19 shtator, NOA – “Pedofilia është një problem që minon seriozisht besueshmërinë morale të krerëve të Kishës”.

Kështu ka deklaruar Papa benedikti i 16-të, përballë peshkopëve britanikë në Birmingham të Skocisë, në përfundim të vizitës që Ati i Shenjtë kreu në Mbretërinë e Bashkuar.

"Në të shkuarën, çështja e turpshme e abuzimeve seksuale të kryera nga priftërinjtë shpeshherë është përballuar në mënyrë të padrejtë, ka pranuar Papa përballë peshkopëve anglezë, të Wellsit dhe Skocisë.

“Në shumë raste”, nënvizoi Benedikti XVI, “kam folur për plagët e thella që kanë shkaktuar këto abuzime me të miturit te vetë viktimat, por edhe në raportin e besimit mes priftërinjve dhe popullit, mes priftërinjve dhe peshkopëve e po aq mes Ki8shës dhe njerëzve apo besimtarëve”.

Madje Papa Ratzinger theksoi se ai ishte në dijeni të faktit që vetë krerët e kishës anglikane kanë bërë hapa seriozë lidhur me abuzimet me të miturit, me qëllim që të sigurojnë besimtarët se të rinjtë janë të mbrojtur në mënyrën më të mirë ndaj çdo dëmi që mund t’u shkaktohet si edhe në përballimin sa më transparent të akuzave të reja që mund të vijnë.

Ratzinger i tregoi peshkopëve se rruga më e mirë për t’u rehabilituar nga mëkate të tilla të rënda është të qënit të bashkuar, me shpirtpërulësi dhe dhimbje ndaj të rinjve që vuajnë dëmet e shkaktuara nga abuzimet seksuale.

“Detyra jonë është të kujdesemi ndaj të rinjve”, tha Papa Benedikti XVI.

Duke u folur të gjithë peshkopëve britanikë, Papa Benedikti XVI ripërsëriti ftesën e Vatikanit që kushtetuta apostolike anglikane të jetë zemërgjerë dhe të pranojë komunitetin anglikan që dëshirojnë të bëhen pjesë e Kishës së Romës.

mit/NOA
KOMENTE