Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protesta në Athinë, 700 kamionë kërkojnë të hyjnë në qytet
English

Protesta në Athinë, 700 kamionë kërkojnë të hyjnë në qytet

Athinë, 19 shtator, NOA - Qindra kamionë në Athinë kanë bllokuar qytetin si pasojë e protestës 7 ditore, duke kërkuar tashmë edhe hyrjen në qendër të kryeqytetit helen.

Janë më shumë se 700 makina të vendosura në rresht për të kaluar në rrugët e Athinës. Policia po kontrollon situatën, ndërsa për momentin nuk rrezikohet trafiku.

Por gjatë orëve të ardhshme pritet që protesta të radikalizohet, pasi qeveria do çojë për miratim në parlament një ligj që liberalizon këtë sektor.

Prej shtatë ditësh sektori i transporteve ka kundërshuar rritjen e taksave dhe masat e marra nga qeveria. Ata kanë kërkuar dhe largimin e qeverisë duke e cilësuar atë si të dështuar.

a.k/NOA

KOMENTE