Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sherr mes shqiptarësh te sheshi “Amerika”, i hedh zgarën e pjekjes në kokë
English

Sherr mes shqiptarësh te sheshi “Amerika”, i hedh zgarën e pjekjes në kokë

Athinë, 19 shtator 2010 NOA – Një zgarë pjekjeje ishte arma që përdori një i ri shqiptar në Athinë, për të plagosur një tjetër pas një konflikti të lindur pranë banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës në sheshin “Amerika”, bëjnë të ditur burime policore greke.

Të paktën tre persona, emigrantë shqiptarë, janë grindur mes tyre në shesh për motive ende të panjohura duke degjeneruar në përleshje fizike.

Në një moment, njëri prej tyre ngjitet lart në banesë dhe nga ballkoni flak poshtë një zgarë pjekjeje.

Zgara ra në kokën e një shqiptari duke e plagosur atë. Në gjendje serioze i dëmtuari u dërgua në spitalin “Erithro Stavro”.

Policia tha se ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po heton për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e episodit.

n.s/NOA

KOMENTE