Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulmet në Irak, 12 të vdekur dhe 48 të plagosur
English

Sulmet në Irak, 12 të vdekur dhe 48 të plagosur

Irak, 19 shtator, NOA - Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 48 të tjerë u plagosën pas dy shpërthimeve në veri dhe në perëndim të kryeqytetit Bagdad.

“Dy autobomba shpërthyen gjatë një intervali prej disa sekondash në veri dhe në perëndim të Bagdadit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Po i njëjti burim bën me dije se si pasojë e shpërthimeve deri tani numërohen 12 të vdekur dhe 48 të plagosur. Zyrtarët irakian njoftuan se dy veturat me bomba kanë kthyer sërish gjendjen e pasigurisë në vend.

Brigadieri i Ushtrisë irakiane, Gjenerali Ali Fathal, ka thënë se sulmi i parë ndodhi në afërsi të një qendre të telefonave celular në një lagje më të zhvilluar të Bagdadit.

Sulmi i dytë ka ndodhur disa minuta më vonë në një lagje veriore të Bagdadit, pikërisht në lagjen Kazimijah.

NOA/RFE

KOMENTE