English

Treni përplas makinën, në gjendje të rëndë shoferi

Drenas (Kosovë), 19 shtator, NOA – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në Kosovë, ku treni i pasagjerëve ka përplasur një makinë duke i shkaktuar dëmtime serioze drejtuesit të saj.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Kosovë raporton se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Drenas. Ka qenë ora 08:33 minuta kur treni i udhëtarëve me nr. 4201 ka përplasur në kryqëzimin e hekurudhës me rrugën automobilistike një makinë.

Drejtuesit e trenit të linjës Fushë Kosovë –Pejë e kanë pasur të pamundur të shmangin përplasjen me makinën, që sipas raportimeve të policisë mendohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Nga goditja në një pjesë të makinës është dëmtuar rëndë drejtuesi i automjetit. Ndërsa frenimi i trenit ka bërë që të shmanget tragjedia më e madhe.

Drejtuesi i makinës është dërguar menjëherë në spital, ku dhe ka marrë trajtimin e duhur mjekësor.

a.b/a.k/NOA

KOMENTE