Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ushtarë USA bastardë e të paskrupuj, vrasin civilë për të koleksionuar kafka
English

Ushtarë USA bastardë e të paskrupuj, vrasin civilë për të koleksionuar kafka

Uashington, 19 Shtator 2010 NOA – Një fakt tronditës është zbuluar duke u publikuar dhe në mediat amerikane. Bëhet fjalë për një tufë ushtarësh amerikanë, që në mënyrë të paskrupullt dhe bastarde, vrisnin njerëz, siç është pohuar, “për sport”.

Dhe për më tepër, argëtoheshin dhe zhvillonin një pasion pervers, të koleksionimit të kafkave.

Nëse u kërkohej llogari pse ishin vrarë njerëz, përgjigjen e kishin në majë të gjuhës: Ishin duke na kryer akt terrorist.

Në të vërtetë doli se ishin vetëm gënjeshtra dhe vetë drejtësia amerikane po heton akuza të rënda ndaj ushtarëve vrasës “për sport”.

Agjencitë amerikane të lajmeve dhe ato evropiane si dhe disa gazeta e televizione amerikane dhe më gjerë, publikuan sot lajmin duke dhënë detaje të tjera. E para që publikoi lajmin ishte The Ëashington Post.

Ushtarët maniakë të vrasjes së të pafajshmëve ishin pjesë e Brigadës Sulmuese nr 5 të Divizionit të Dytë amerikan me mision në Afganistan.

Ajo që për ta ishte lojë, nisi në fshatin La Mohammed Kalay në provincën e Kandaharit. Atje, fillimisht një ushtar lëshonte alarm fals se ishin nën sulm, duke hedhur një granatë në terren. Pastaj të tjerët hapnin zjarr, duke vrarë njerëz të pafajshëm.

Ky sulm i 15 janarit me pushkatim masiv banorësh, ishte fillimi i një zbavitje që vazhdoi disa muaj me të shtëna armësh automatike kundër civilëve afgane.

Anëtarët e togës famëkeqe madje dhe i kanë fotografuar kufomat, si dhe kanë krijuar një koleksion me kafka dhe eshtra të njerëzve të vrarë, konsideruar si trofe. Dyshohet se të paktën tre sulme me vrasje janë kryer nga të paktën shtatë ushtarë të akuzuar si të përfshirë në krim.

Prindi i një prej ushtarëve, ka dëshmuar se djali i tij kishte bërë përpjekje disa herë të njoftonte për atë që po ndodhte por ishte penguar.

Autoritetet janë shprehur se ushtarët i kryenin krimet duke përdorur drogë, si hashash e pa munguar sigurisht dhe pijet alkoolike.

e.r/NOA

KOMENTE