Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Vdiq se besonte se Himara është Greqi”, në përkujtim të Gumës pankarta me idenë e tij
English

“Vdiq se besonte se Himara është Greqi”, në përkujtim të Gumës pankarta me idenë e tij

Himarë, 19 shtator, NOA/ Irma Toptani – Sot u mbushën plot 40 ditë nga vdekja në një aksident të qëllimshëm automobilistik e 37 vjeçarit nga Himara, Aristotel Guma.

Me një meshë e tëra e mbajtur në gjuhën greke, familjarë të viktimës, të afërm dhe bashkëqytetarë të tij nga Himara, si dhe përfaqësues të minoritetit grek e politikanë grekë të mbërritur në kishën Shën Pandon në Himarë kanë përkujtuar 37 vjeçarin, i cili sipas tyre, vdiq i aksidentuar, sepse mendonte se Himara është Greqi....

Kështu besojnë ata që e kanë njohur nga afër Aristotel Gumën, një incident që duket se cënoi jo pak marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë, edhe pse qarqet zyrtare u kujdesën ta cilësonin vdekjen e Aristotel Gumës si një rast të izoluar.

Korrespondenti i agjencisë NOA nga vendngjarja konfirmoi se në këtë ceremoni përkujtimore pjesëmarrësit mbanin në duar pankarta me fytyrën e Aristotel Gumës ku shkruhej se “Aristotel Guma, 37 vjeçari nga Vorio-Epiri, Himara, u vra pse fliste greqisht. Gjuha jonë është shpirti jonë që nuk vdes, nuk mund të vritet”.

Ishte kjo pra pika kyçe që nisi edhe të ashpërsojë tonet mes Greqisë dhe Shqipërisë, saqë edhe vetë kryeministri grek Jorgos Papandreu të mbante një qëndrim të ashpër duke akuzuar politikën shqiptare se nuk mbron të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe se ngjarje të tilla me ngjyra nacionaliste kundër minoritetit grek, që jeton në tokën shqiptare janë duke ardhur drejt rritjes.

Madje kreu i ekzekutivit grek arriti deri aty sa të artikulojë në komentet e tij në panairin e Selanikut një javë më parë, se Greqia mund edhe të bllokojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, në rast se qeveria shqiptare nuk mbron interesat e popullsisë greke në Shqipëri.

Gjatë ceremonisë ishin të pranishëm edhe prefekti i zonës të Atikës, deputeti i partisë së djathtë ekstremiste L.A.O.S i Athinës Spiridon-Andonis Georgiadhis, Deputeti i PASOK-ut për Janinën Mihalis Pandullas, ish-prefekti i Selanikut, aktivist i Vorio-Epirit si dhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, kundërshtari i tij politik, Kristaq Kiço, që kryeson partinë e re minoritare MEGA, deputeti i PBDNJ-së Thoma Miço si dhe kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, ai që ngriti i pari hipotezën e aksidentit të qëllimshëm me baza etnike, ku gjeti vdekjen Aristotel Guma, 40 ditë më parë.

Në meshën e mbajtur krejtësisht në gjuhën greke merrnin pjesë edhe metropoliti i Gjirokastrës me korin fetar.

Ceremonia fetare nisi pikërisht në vendin ku të rinjtë nga Vlora i morën jetën në një aksident, Aristotel Gumës, ndërsa ai po ecte me motorrin e tij përdrejt Himarës, 40 ditë më parë.

Policia dy ditë pas ngjarjes prangosi shtatë të rinjtë dhe drejtuesin e makinës, Ilir Muka, i cili u vetëdorëzua.

Por, deri më tash policia ende mbron tezën se aksidenti ku gjeti vdekjen Aristotel Guma nuk kishte motive etnike, por ishte një aksident automobilistik.

Në Tiranë, një ditë më parë erdhi për vizitë edhe sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme greke, Yannis Zeppos, i cili u takua me kryeministrin Berisha dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.

Zyrtari grek sikundër u bë e ditur rishtas foli lidhur me incidentin e ndodhur ndaj minoritarit grek, Guma, duke e cilësuar atë një aksident të shtyrë nga motivet nacionaliste.

Zeppos shprehu shqetësimin e qeverisë greke për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit të saj në Shqipëri.

Ndërkohë, kryeministri Berisha u shpreh se ky ishte një rast i izoluar, porse qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka në të mirë të mbrojtjes së të drejtave të minoritetit grek në vend, si një arritje përdrejt standardeve që kërkon edhe Bashkimi Evropian.

Ceremonia kushtuar Aristotel Gumës ka vijuar e qetë me të gjitha vlerat e orthodoksisë për t’u përmbyllur me vizitat në banesën e 37 vjeçarit, Aristotel Guma, në Himarë.

i.t/e.r/NOA

VIDEOT:

Rrëfimi i Mukës në gjykatë

{youtube}EnI5Gr1LKfU{/youtube}

Reagimet politike:

{youtube}uLvWFPMv5N0{/youtube}

Pamje nga varrimi i Gumës

{youtube}sZqGswmDSWg{/youtube}

Reagon Ministria e Brendshme

{youtube}Xvxmf-7dwTY{/youtube}

KOMENTE