English

Zgjedhjet në Afganistan, vriten 5 ushtarë të NATO

Afganistan, 19 shtator, NOA - Pesë ushtarë të NATO-s u vranë të shtunën, ndërkohë që në vendin e shkatërruar nga konfliktet zhvilloheshin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Lajmi konfirmohet nga mediat ndërkombëtare, ndërkohë që Pentagoni dhe drejtuesit e misionit ushtarak të aleancës nuk kanë dhënë ende një shifër të saktë.

Që nga fillimi i vitit, NATO-s në Afganistan ka humbur 515 ushtarë. 335 prej të cilëve amerikanë dhe pjesa tjetër nga vendet e tjera të Aleancës.

a.k/NOA/AFP

KOMENTE