Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Baronesha Hayman: Parlamenti të qëndrojë mbi partitë dhe ta kritikojë qeverinë
English

Baronesha Hayman: Parlamenti të qëndrojë mbi partitë dhe ta kritikojë qeverinë

Tiranë, 20 shtator, NOA – Jemi në pozitë apo në opozitë, kjo ka pak rëndësi, por detyra e një parlamentari është e shenjtë dhe e rëndësishme pasi ajo ndihmon qeverinë në ushtrimin e detyrës së saj, sikundër edhe ata që e kanë zgjedhur atë.

Kështu e ka përshkruar misionin e një deputeti, Baronesha Hayman, kryetarja e Dhomës së Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar, në një fjalim përshëndetës që sapo mbajti para deputetëve shqiptarë, duke pohuar se parlamenti është forumi më i lartë i një shteti.

Sipas saj, ka vend gjithmonë për një bashkëpunim mes pozitës dhe opozitës, edhe kur vendimet e mazhorancës nuk janë të pëlqyeshme dhe lënë vend për diskutime pasionante, pse jo edhe të ashpra.

Ndër të tjera, Baronesha Hayman ka pranuar në fjalën e saj faktin se Shqipëria ka pësuar një transformim të madh dhe se ky vend ka bërë përparime të dukshme gjatë 20 viteve më parë, ndryshe nga periudha e diktaturës ku për njerëzit e botës perëndimore ajo ishte një libër i mbyllur.

“Përgjegjësia e parlamentarëve për t’i kërkuar llogari qeverisë përbën një vështirësi të dukshme. Por ne duhet ta bëjmë këtë nëse mendojmë se politika e qeverisë është e gabuar”, tha ajo

Duke shtuar se institucioni i parlamentit, është më i lartë se ai i partive dhe ndaj duhet të dalë mbi interesat e tyre.

Sa i përket zhvillimit të rajonit të Ballkanit në përgjithësi, parlamentarja e njohur britanike tha se është fakt që vendet e tij janë duke punuar mes vështirësish të mëdha për të ecur para në rrugën e reformave.

“Unë dua ta shoh Shqipërinë dhe fqinjët e saj, drejt rrugës së Bashkimit Evropian”, tha ajo, duke lënë porosi që bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të jenë një ndër rrugët për progres.

n.e/NOA

KOMENTE