Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Në OKB, lobim të fortë për reformat e Shqipërisë
English

Berisha: Në OKB, lobim të fortë për reformat e Shqipërisë

Nju Jork, 20 shtator, NOA – Kryeministri Berisha, mori pjesë sot në punimet e samitit “Objektivat e Sfidave të Mijëvjeçarit”, i cili përkon me 10-vjetorin e Samitit të shpalljes së këtyre objektivave.

Në një intervistë dhënë “Televizionit Publik Shqiptar”, kryeministri u shpreh se do ta paraqesë Shqipërinë, si shembullin më të suksesshëm në realizmin e këtyre objektivave. Kryeministri theksoi se një qëllim tjetër madhor i takimeve që do të realizojë është edhe lobimi, përpjekja për të inkurajuar, për të diskutuar me homologë e personalitete të tjera, njohjen e pavarësisë së Kosovës, tashmë në klimën e re të krijuar pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare.

“Mora pjesë në samitin e ‘Objektivave të Sfidave të Mijëvjeçarit’, ku unë jam me një qëllim të përcaktuar. Sigurisht që do të paraqes Shqipërinë, si shembullin më të suksesshëm në realizimin e këtyre objektivave, mbasi Shqipëria është i vetmi vend, i cili në një hark kohor të shkurtër ia doli të shkëputet nga vendi me të ardhurat më të ulta ose ndër më të ulëtat në planet, në vendin me të ardhura të mesme dhe tani në dy muajt e fundit është shpallur në vendin me të ardhura të mesme të larta.

Por, qëllim tjetër madhor është lobimi, përpjekja për të inkurajuar, për të diskutuar me kolegë të mi njohjen e pavarësisë së Kosovës, sidomos tani në klimën e re të krijuar pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare”, u shpreh kryeministri Berisha.

Në këtë kontekst, Berisha tha se shfrytëzoi takimet me kryeministren e Bangladeshit, me drejtuesit e Kenias, me presidentin e Timorit Lindor dhe liderë të tjerë.

“Ajo që mund të them është se ekziston një predispozitë e plotë për të vendosur pozitivisht. Ky ishte premtimi që mora nga kryeministrja e Bangladeshit, ky është premtimi që mora nga drejtuesit e Kenias , të cilët më siguruan se e kanë në shqyrtim çështjen dhe se edhe faktorë të tjerë kanë ndërhyrë në këtë drejtim. Ndërsa presidenti i Timorit Lindor më tha se para se të nisej ka nisur një debat në parlamentin e vendit të tij lidhur me njohjen e Kosovës”, u shpreh ai lidhur me këto takime.

Ndërsa lidhur me takimin që pati me presidentin francez, Sarkozi, ai tha se “Franca është një vend themelues i Bashkimit Evropian dhe është i bindur se në rast se Franca me të drejtë shqyrton me kujdes të gjitha standardet e realizuara”.

“Shqipëria do ketë mbështetjen e plotë të saj dhe jam i bindur se Franca këtë qëndrim ka, pra dëshiron të sigurohet që standardet janë realizuar, por këtë nuk e dëshiron vetëm Franca, por çdo vend anëtar, të cilët kanë marrë tani vendimin, pas komisionit dhe tre çështjeve te shtruara në korrik dhe ekspertëve, dhe po bëjnë shqyrtimin për të cilin unë kam bindje dhe besim të madh që do të jetë një përgjigje pozitive”, përfundoi Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE