Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Facebook, tani do të ofrojë edhe thirrje me celular
English

Facebook, tani do të ofrojë edhe thirrje me celular

Nju Jork, 20 shtator, NOA – Rrjeti më i madh shoqëror i networkut do të bëhet një platformë komunikimi përmes së cilës do të mund të kryhen edhe biseda me celular, me një kosto mjaft të ulët.

Lajmi është bërë me dijeni nga kompania Vebzine dhe TechCrunch nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë konfirmuar faktin se janë duke punuar rreth një projekti telefonik të përbashkët për Facebook.

Sipas një burimi, në fakt, rrjeti social ka caktuar dy punonjës për punën e re mbi krijimin e një smartphone, i cili do të mund të integrojë biseda mes njerëzve që flasin nëpërmjet rrjetit Facebook.

Më shumë gjasa, ka që Facebook të bëjë një program për platforma të lëvizshme.

Ndërkaq, një zëdhënës për Facebook ka kërkuar që të korrigjohen të dhënat, duke thënë thënë se rrjeti social nuk ka asnjë qëllim të krijojë një telefon, por të arrijë një integrim të thellë me platformat ekzistuese celulare.

n.e/NOA

KOMENTE