English

Klori në pishina, rrit rrezikun e kancerit dhe mutacioneve të ADN

Barcelonë, 20 shtator, NOA - Klori në pishina mund të rrisë rrezikun e kancerit si edhe të shkaktojë mutacione në zinxhirin e ADN-së.

Këtë paralajmërim e kanë bërë studiuesit në Qendrën e Kërkimeve për Epidemiologjinë dhe Mjedisin në Barcelonë, pasi kanë kryer një studim duke sugjeruar se pishinat ku përdoret dizinfektues klor, mund të shkaktojnë ndryshime të përhershme në ADN.

Për të arritur konkluzionet e tyre, studiuesit kanë kryer analiza për të përcaktuar nëse mutacionet e ADN ishin të pranishme në 49 të rriturit që u rekrutuan për të notuar vazhdimisht në pishina.

Përfundimet treguan sesi noti është i mirë, por jo nëse pishina ku ai kryhet dizinfektohet shumë me klor.

Në veçanti, hulumtuesit kanë gjetur rritje të dizinfektantëve në aparatin e frymëmarrjes, të cilat dëmtojnë dhe mund të arrijnë deri në shkaktimin e kancerit.

Megjithatë, studiuesit vunë në dukje se"efektet pozitive për shëndetin e notit mund të përmirësohen duke reduktuar nivelet e klorit.

“Në asnjë rast ne nuk do të ndalojmë idenë e notimit, por vetëm se duhet të inkurajohet reduktimi i kimikateve të përdorura në pishina", thonë studiuesit.

n.e/NOA

KOMENTE