Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KMDLNJ: Dhuna në Rahovec, krejt e panevojshme
English

KMDLNJ: Dhuna në Rahovec, krejt e panevojshme

Prishtinë, 20 shtator, NOA – Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) me kujdes po i përcjell zhvillimet në Rahovec, të cilat për pasojë patën ndërhyrjen e Policisë së Kosovës përkatësisht njësitit special të saj.

Ky organizëm bën me dije se “përveç sasisë së madhe të gazit lotsjellës në këtë ndërhyrje pati edhe përdorim të shufrave nga ana e policisë si dhe gjuajtje me gurë dhe dëmtim të traktorëve nga ana e atyre që protestuan. U lënduan rëndë e lehtë mbi 25 persona prej të cilëve janë 11 policë dhe 14 protestues. U arrestuan, me pretekst se organizuan protesta të dhunshme 4 persona të cilët pastaj u liruan”.

Duke shtuar se KMDLNj ka përkrahur protestat e vreshtarëve të Rahovecit të cilët kërkonin që rrushi i tyre të grumbullohej nga bodrumi Stone Castle apo që të gjendet

zgjidhje tjetër në mënyrë që atyre t’u kompensohej dëmi nga mosshitja eventuale e rrushit.

Protestat e vreshtarëve të Rahovecit dhe kërkesat e tyre kanë qenë shumë të drejta dhe të realizueshme dhe ato kanë filluar si protesta paqësore prandaj ata që kanë urdhëruar përdorimin e forcës kundër vreshtarëve është dashur ta kenë parasysh këtë fakt andaj është dashur të tregohen të përmbajtur.

Sipas KLMDNJ-së, çdo shtet me ligj i mbron interesat e prodhuesve të vet nga konkurrenca e jashtme jokorrekte dhe kështu është dashur të veprojë edhe qeveria e

Kosovës.

“Në njërën anë flitet për domosdoshmërinë e stimulimit të prodhuesve vendorë e në anën tjetër ofrojnë treg dhe kushte favorizuese për prodhimet e shteteve tjera duke i diskriminuar prodhuesit e vendit. Në rastin konkret, qeveria e Kosovës duhet të ofrojë zgjidhje për vreshtarët e Rahovecit duke ndërhyrë nga fondet rezervë dhe duke e krijuar një infrastrukturë ligjore që i mbron prodhuesit vendorë. Kjo mund të bëhet duke e forcuar mekanizmin e doganimit të mallrave që importohen nga shtetet e tjera ashtu siç veprojnë edhe vendet e rajonit ndaj Kosovës. Madje këto shtete kanë qasje krejt diskriminuese ndaj prodhimeve të Kosovës”, përfundon deklarata e KMLDNJ-së.

n.e/NOA

KOMENTE