English

Përdoret terapia gjenetike për kurimin e beta-talasemisë

Boston, 20 shtator NOA - Është përdorur për herë të parë terapia gjenetike dhe kjo për të kuruar një pacient të prekur nga beta-talasemia, sëmundje gjaku e trashëgueshme.

Pas terapisë, e cila konsiston në injektimin e gjenit të shëndoshë për të korrigjuar atë defekt gjenetik që shkakton talaseminë, pacienti për rreth 21 muaj nuk ka pasur nevojë për transfuzione, e cila është dhe kura e vetme për personat që janë të prekur nga kjo sëmundje.

Studimi është kryer nga një universitete në Paris. Për sa i përket pacientit ai është ndjekur në kurë në Boston në shkollën e mjekësisë së Harvard.

r.b/NOA

KOMENTE