Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: 5 ditë kohë, që ministrja Majlinda Bregu të deklarojë pasurinë e padeklaruar
English

PS: 5 ditë kohë, që ministrja Majlinda Bregu të deklarojë pasurinë e padeklaruar

Tiranë, 20 shtator, NOA – Selia rozë në suazën e akuzave të përditshme përkundër aferave të qeverisë berisha, i ka drejtuar sot një tjetër pyetje ministres së Integrimit Majlinda Bregu, duke i kujtuar zonjës Bregu mos ka harruar të deklarojë ndonjë pasuri në deklaratën e pasurive pranë ILDKP-së.

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj deklaroi në një konferencë për shtyp se grupit të transparencës së Qeverisjes i ka dalë një pyetje e re për zonjën Bregu.

“Përpara se ta ngremë këtë pyetje publikisht i kërkojmë zonjës Bregu të mos përsërisë gabimet e përgjigjeve të shkuara ku gënjeu sa herë foli dhe fyeu sa herë doli”, theksoi zonja felaj nga selia rozë. Sipas deputetes Felaj, grupi i transparencës ndaj qeverisjes Berisha i ka dhënë pesë ditë kohë ministres Majlinda Bregu për të dhënë përgjigjen e saj lidhur me pyetjet e PS-së.

“Jo sepse zonjës Bregu i duhet kohë për të gjetur të vërtetën që do t'i kërkojmë, por sepse koha ndoshta do ta ndihmojë të gjejë forca për të mos iu shmangur të vërtetës”, the deputetja socialiste.

Duke qenë se s'bëhet fjalë për diçka të vogël, shtoi deputetja Ermonela Felaj, lidhur me pasuri të padeklaruara të ministres së Integrimit, selia rozë e ka përmbyllur këtu këtë deklaratë ndaj ministres Bregu, për të marrë vesh përgjigjen e pyetjes pas plot pesë ditësh.

mit/NOA
KOMENTE