Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Largimi i qeverisë Berisha, zgjidhja e vetme për 1 milionë të papunët
English

PS: Largimi i qeverisë Berisha, zgjidhja e vetme për 1 milionë të papunët

Tiranë, 20 shtator, NOA – Partia Socialiste ka ripërsëritur sot shqetësimin se qeveria Berisha me administrimin e saj fiskal e ka çuar vendin në humnerë.

Duke iu referuar deklaratave për turizmin të kryeministrit Berisha të lëshuara gjatë stinës së verës, të cilësuara si gënjeshtra nga selia rozë, kjo e fundit deklaroi se deficiti në të hyrat në buxhetin e shtetit është thelluar ndjeshëm.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqja deklaroi nga selia rozë se “As ulja e planit në muajin korrik nuk e shpëtoi dot qeverinë”.

Deputeti Beqja vlerësoi sakaq se mungojnë plot 10 milionë dollarë, në buxhetin e shtetit duke bërë të ditur se shprehja më e dëgjuar sot për sot nga të gjithë shqiptarët është “Punë nuk ka ; Lekë nuk ka”.

Zoti Beqja tha se dështimin e qeverisë dhe humnerën e ekonomisë shqiptare e vërteton jo vetëm shifra e papunësisë, plot 1 milion të papunë, sikundër deklaroi edhe lideri i opozitës Edi Rama, nga turi i tij në jug të vendit, por sipas deputetit Beqja, e provojnë edhe të dhënat e Drejtorisë së Tatimeve.

Sipas tij, të ardhurat e mbledhura nga TVSH brenda vendit kanë rënë 12% krahasuar me një vit më parë, një tregues ky që flet në mënyrë të drejtëpërdrejtë për standardin e jetesës së shqiptarëve.

“Fatkeqësisht këtë të vërtetë as Sali Berisha, as Ridvan Bode nuk e deklarojnë, pasi kjo qeveri nuk e njeh transparencën. Qoftë fitimet e biznesit të madh, qoftë xhiro e biznesit të vogël janë më pak se një vit më parë”, nënvizoi Beqja.

Deputeti socialist tha se krizën ekonomike po e vuan edhe sipërmarrja, e vogël, e mesme dhe e madhe, ndërkohë që shqiptarët po vuajnë rritjen drastike gjatë muajit gusht të çmimeve të vajit, ujit, qumështit, sheqerit dhe të gjithe produkteve të tjera të amballazhuara me plastikë dhe qelq.

Deputeti Ilir Beqja theksoi se arsyeja e vërtetë e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, erdhi për shkak të një politike fiskale absurde, pasi shefi i ministrisë së Financave, Bode, rriti taksën e amballazheve, taksë e cila përmes një veprimi zinxhir, në shumë pak ditë solli rritjen e menjëhereshme të çmimeve.

Deputeti Ilir Beqja propozoi sakaq se “e vetmja zgjidhje e mbetur për 1 milion të papunët dhe të gjithë shqiptarët, përfaqësuesit e biznesit të vogël, të mesëm e të madh, që vuajnë mungesën e punës dhe të të ardhurave, është “të kërkojnë largimin e qeverisë Berisha nga pushteti, pasi ajo s’diti kurrë të punojë për shqiptarët, por që është duke grabitur gjithçka mundet për të pasuruar një grusht njerëzish në pushtet”.

mit/NOA
KOMENTE