Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbët e veriut të Kosovës kërkojnë trajtim të barabartë nga Beogradi
English

Serbët e veriut të Kosovës kërkojnë trajtim të barabartë nga Beogradi

Beograd, 20 shtator, NOA – Për politikanët serbë nga Kosova bisedimet teknike mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jenë të tilla që të trajtojnë si të barabartë si aspiratat e serbëve që jetojnë në anën veriore të lumit Ibër dhe ata që jetojnë në anën jugore të këtij lumi.

Politikania serbe nga Graçanica, Rada Trajkoviç, thotë se duke qenë se ekzistojnë dallime sa u përket serbëve të veriut të Kosovës dhe atyre që jetojnë nën lumin Ibër, që lidhen sipas Trajkoviç me shkallën e kompetencave të asaj hapësire të decentralizuar të Kosovës, zonja Trajkoviç mendon se “shkalla e autonomisë duhet të jetë identike, pa krijuar ndonjë kompetencë më tepër në veri, krahasuar me serbët që jetojnë në Graçanicë, Shtërpcë, Novobërdë, Ranilluk, Kllokot e kështu me radhë”.

Ndërsa një tjetër politikan serb nga Kosova Rangjell Nojkiq, tha ndër të tjera se Beogradi i ka shqyrtuar këto dasi mes serbëve dhe se disa bashkësi të komunave, tashmë kanë pasur disa takime të tyre dhe po kërkojnë dorëheqjen e Tadiçit dhe të qeverisë serbe në Beograd.

Lidhur me bisedimet mes Kosovës dhe Beogradit në qarqet serbe qarkullojnë ende zëra për bisedime të fshehta, andaj politikania serbe nga Graçanica mendon se si për elitën tonë politike, qoftë atë të Beogradit apo atë të Prishtinës, asnjë kohë nuk është e volitshme, të paktën jo për bisedime transparente. Bisedime dhe kontakte të fshehta, gjithsesi që ka. Por, unë mendoj se kjo nuk është mirë”, theksoi Trajkoviç”.

Andaj vijoi më tej ajo, lidhur me këto bisedime në rang këshilltarësh , opinioni nuk do të befasohej edhe nëse kanë pasur biseda të drejtpërdrejta, posaçërisht diku në rrugë në Mal të Zi.

Sipas dy politikanëve serbë të Kosovës kjo çështje tregon qartë tashmë se ekziston mirëkuptimi i qëndrimeve mes Kosovës dhe Serbisë për çështje të ndryshme, porse ato duhet të zgjidhen në mënyrë të përgjegjshme dhe publike në periudhën kur të nisin bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit, bisedime këto që do të ndërmjetësohen nga Bashkimi Evropian.

mit/NOA
KOMENTE