Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptarët e Torinos nderojnë shkrimtarin Bedri Dedja
English

Shqiptarët e Torinos nderojnë shkrimtarin Bedri Dedja

Torino, 20 shtator, NOA/Altin Stafa - Bibliotekat e Bashkuara të Torinos në Itali, organizuan një aktivitet përkujtimor mbi veprën e shkrimtarit shqiptar për fëmijë, akademikut, psikologut, intelektualit poliedrik shqiptar Bedri Dedja, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij.

Aktiviteti i ideuar nga Shoqata kulturore shqiptare “Artemia”, me temë “Bedri Dedja: shkrimtari, mësuesi, babai”, u përqendrua në vlerësimin e veprës së prof. Dedjës, ndërsa merrnin pjesë përfaqësues të komunës së Torinos, komuniteti shqiptar në këtë qytet si edhe intelektualë shqiptarë dhe italianë, nga qytete të tjera të Italisë.

E ftuar nderi ishte e bija e prof. Bedri Dedjes, artistja Edlira Dedja, e cila plotësoi çmueshëm portretin njerëzor dhe familjar të profesorit, në aspektin e tij prindëror.

Vepra e tij, e cila vlerësohet për mbartjen dhe transmetimin e mesazheve dhe vlerave universale, u krijua në një kohë kur demagogjia dhe ideologjia në Shqipëri kishin infektuar çdo fjalë të shkruar dhe të publikuar.

E megjithatë, Bedri Dedja, me një përqasje anagogjike, kapërceu muret e ngushta të ideologjisë ku kishin mbetur peng shumë intelektualë të asaj kohe, për të përcjellë tek femijët, qytetarët e rinj shqiptarë të viteve ‘70-‘80, vlera të vërteta edukuese.

Psikologu Dedja, njohës tepër i mirë i botës fëmijnore, zgjodhi një përqasje letrare të re për kohen, që sot do të përkufizohej si përqasje entropike: ai shkoi tek fëmijët si edukator i vetëdijshëm për misionin e vet edukues, dhe me një gjuhë të thjeshtë u transmetoi atyre mesazhin që nxit rritjen shpirtërore dhe morale të një fëmije.

Mbrëmja u shoqërua nga loja në piano e pianistes së talentuar, Danja, mbesa e prof. Bedri Dedjes, një talent pianistik me personalitet muzikor të spikatur dhe e njohur në qarqet kulturore të Zvicrës, ku ajo jeton dhe vepron.

NOA

KOMENTE