Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studimi: Stresi favorizon kancerin e gjirit, shton qelizat tumoriale
English

Studimi: Stresi favorizon kancerin e gjirit, shton qelizat tumoriale

Los Anxhelos, 20 shtator, NOA - Stresi, sidomos ai kronik, siguron energji për tumorin duke e bërë atë që të përhapet më shpejt.

Në këtë mënyrë ai shkakton jo vetëm dëmtimin e humorit apo cilësisë së jetës, por mund të ndikojnë ndjeshëm edhe në ecurinë e kancerit të gjirit.

Kështu pohon një studim i fundit i Universitetit të Kalifornisë, ku koordinatorët e tij kryen një studim mbi modelin e kafshëve dhe u habitën kur zbuluan sesi stresi është në gjendje të riprogramojë qelizat e imunitetit, duke i transformuar ato nga luftuese të sulmeve në trup, në ndihmuese të armiqve të shëndetit.

Minjtë e përfshirë në treguan sesi përhapja e kancerit u rrit ndjeshëm me 30 herë në krahasim me ata që nuk kanë qenë nën stres.

"Ajo që kemi demonstruar për herë të parë është fakti që stresi kronik nuk shkakton një arratisje të qelizave tumorale, por i ndihmon ato të përhapen deri në organet e largëta", shpjegoi dr.Erica Sloan, koordinator i studimit dhe hulumtues në Qendrën Psychoneuroimmunology.

Duke përfunduar se duke përdorur droga të cilat veprojnë në sistemin nervor, për shembull, beta-blockers, mund të ndalet ky shkëmbimi i informacionit midis stresit dhe qelizave të kancerit.

Këto droga njëjtat janë duke u shqyrtuar për të kuptuar rolin e mundshëm në parandalimin e përhapjes së kancerit dhe përsëritjes së tij.

n.e/NOA

KOMENTE